Gërmadhat e kalasë së Korishës me kishen paleokristiane
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-975/65
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2014
Historiku
Gërmimet arkeologjike të zhvilluara në vitin 2002 dhe 2004 në kodrën e kalasë së Korishës, e njohur me mikrotoponimin Gralishta, nxorën konturat dhe u dokumentua planimetria e një kishe paleokristiane të shekullit VI. Kisha në fjalë gjendet brenda arealit të brendshëm të fortesës dhe ka një absidë të orientuar drejt lindjes. Po në këtë pjesë u evidentuan gjurmë të sinkronit të konstruktuar në formë të shkallëzuar e në trajtë trapezi. Në kuadër të hapësirës së altarit u evidentuan edhe pjesë të kangjelës. Sa i përket materialit të lëvizshëm arkeologjik, këtu dolën në dritë disa fragmente enësh qeramike të datimit prehistorik me siguri që lidhen me lokalitetin përballë të periudhës së bronzit të mesëm, si dhe fragmente të enëve të ndryshme si amfora, pitosa, vorba, kana etj të datimit të fundit të antikitetit të vonë, shek. VI.Në anën jugore të fshatit Korishë në lartësinë mbidetare 728 m gjenden Gërmadhat e Kalasë së Korishës. Gërmimet e para arkeologjike janë bërë në vitin 2002, me ç’rast është zbuluar kisha e periudhës Paleokristiane. Kalaja është ndërtuar në periudhën e antikitetit të vonë respektivisht në shek. V-VI –të, që e vërtetojnë edhe gërmimet e bëra në vitet 2002-2007.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002946
Emri: Gërmadhat e kalasë së Korishës me kishen paleokristiane
Klasa: Monument
Institucioni: IAK
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prizren
Qyteti/Fshati: Korishë
Lokaliteti: Gradina e Korishës-Gralishta
Kodi Postar:
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Antikiteti i Vonë
Shekulli: V
Të rejat nga trashëgimia

Kisha e Shën Spasit
Shtëpia e Adem-aga Gjonit

Xhamia e Mehmed Pashës
Xhamia e Sejdi Beut
Xhamia e Ahmed Beut