Rrënojat e Mullirit të urës në Bubël

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2002


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015



Historiku


Mulliri është ndërtuar në bregun lindor të lumit Mirusha, pranë urës së vjetër, që i takon fshatit Damanek, te vendi i quajtur Çupevë. Fshati Damanek gjendet 10 km në veriperëndim të Malishevës. Nuk dihet saktë koha e ndërtimit të mullirit, por bazuar në pamjen që ka pasur para shkatërrimit total supozohet të jetë i ndërtuar ose rindërtuar në kohën e rinovimit të urës, rreth vitit 1883. Gjysma e sipërfaqes së mullirit ka qenë e ndërtuar në dy kate, me ç’rast kati i sipërm është shfrytëzuar për banim. Mulliri ka qenë në funksion deri në fund të viteve '70 të shek. XX kur ai braktiset plotësisht. Mungesa e kujdesit, kushtet atmosferike dhe vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në strukturën e mullirit, duke shkaktuar rrënimin e pjesshëm. Ky mulli karakterizohet nga mullinjtë e tjerë të kohës për faktin që ka pasur funksion të kombinuar. Kati ka shërbyer si bujtinë për udhëtarët, kurse përdhesja ka shërbyer si mulli për bluarje të miellit. Furnizimi me ujë është bërë nga lumi Mirushë, nëpërmjet kanalit në anën lindore, me ç’rast janë vënë në funksion dy palë gurë për bluarje. Mulliri ka planimetri drejtkëndëshe me dimensione 11.6 x 6.5 m dhe është ndarë në dy ambiente. Muret janë të ndërtuara prej gurëve dhe llaçit gëlqeror me trashësi rreth 60-80cm dhe me lartësi rreth 40cm. Ende ruhen dy harqe prej guri në pjesën e poshtme të murit lindor dhe perëndimor nën të cilët ka rrjedhur uji. Tani mulliri është në gjendje rrënoje ku vërehen vetëm gjurmët e planimetrisë, respektivisht të mureve deri në lartësi 40cm.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003417


Emri: Rrënojat e Mullirit të urës në Bubël


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Prizren



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Malishevë


Qyteti/Fshati: Damanek - Çupevë


Lokaliteti:


Kodi Postar: 24000


Emri i rrugës: Rr: Potezi (vendi) Ara e gjatë te ura



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIX