Qyteza Parahistorike (Gradishtë) në Gadime të Epërme

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: E.K. 02-869/73


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2016



Historiku


Lokaliteti Gradishtë gjendet mbi një sukë në pjesën perëndimore të maleve të pasura me xehe të Zhegovcit. Ka një pozicion të përshtatshëm gjeostrategjik dhe i përket tipit të vendbanimeve kodrinore të eneolitit dhe hekurit. Ky lokalitet ndodhet në pjesën lindore të fshatit të Gadimes së Epërme. Lokaliteti kishte karakter fortifikues dhe është hulumtuar gjatë viteve 1973-1974, rezultate që dëshmuan se i takon periudhës së eneolitit (bakrit) përgjithësisht grupit kulturor Bubanj Sallkuca–Krivadoll, por vazhdon të shfrytëzohet edhe gjatë periudhës së vonë të hekurit. Megjithatë, gjatë periudhës së eneolitit ishte rindërtuar disa herë dhe e veçanta e tij është se pikërisht këtu ishte zbuluar një fragment qeramike e zbukuruar me ‘teknikën grafito’ si dhe e dekoruar me motive të gërvishtura-me mjete të mprehta. Derisa në fazën e më vonshme të hekurit, janë zbuluar fragmente të qeramikës së importuar greke (helenistike).



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000691


Emri: Qyteza Parahistorike (Gradishtë) në Gadime të Epërme


Klasa: Lokalitet Arkeologjik


Institucioni: IAK



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Lipjan


Qyteti/Fshati: Gadime e Epërme


Lokaliteti: Gradishtë


Kodi Postar: 14000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkeologjike


Periudha: Eneolit


Shekulli:



Të rejat nga trashëgimia