Përmendorja Mbivarrore e Halil Beut, në Kushumli Xhami

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-959/66


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012



Historiku


Përmendorja Mbivarrore e Halil Beut Në Pejë në lagjen e Ahmet Beut (Lagjja e “Haxhi Zekës”), në rrugën “Emrush Myftari” në njësinë kadastrale nr. 462/1, përkatësisht në perëndim të Kushumli Xhamisë gjendet monumenti memorial “varri i Halil Beut”, i ndërtuar në vitin 1545. Kjo tyrbe gjendet në oborrin e mejtepit të dikurshëm, i cili sot nuk ekziston. Në referencë të shënimeve të prof.dr. Skënder Rizaj, kuptojmë se Halil Beu identifikohej si përson me virtyte të larta njerëzore, bamirës për popullatën e Pejës dhe më gjerë dhe shquhej si përsonalitet i kohës. Në saje të vlerave humane që posedonte Halil Beu, me vullnetin e komunitetit pas vdekjes atij ju ndërtua varri, i cili më vonë u shndërrua në tyrbe. Përmendorja Mbivarrore e Halil Beut është ndërtuar nga gurët jo të murosur por të palosur, pa llaç. Është një varrezë jo e e zakonshme, me planimetri drejtkëndëshe, me dimensione të jashme 2.2 x 1.2 m. Në vitin 1946 në oborrin ku ndodhej tyrbja është ndërtuar shtëpia e kulturës e cila në masë të konsiderueshme cenon hapësirën e përmendores. Vendi dhe tyrbja e ngritur në oborrin e mejtepit të dikurshëm ka vlera historike dhe për këtë është shpallur monument nën mbrojtje që nga viti 1976, me emrin Përmendorja e Halil Beut. Përmendorja mbivarrore e Halil Beut ka vlerë të veçantë historike, meqë aty është i varrosur njëri ndër figurat e shquara humane të Pejës me rrethinë të shek VI -të. Po ashtu monumenti memorial me vlerat e saj pasqyron origjinalitetin dhë rëndësinë e ndërtimit. - Varreza si ndërtim unik në aspektin arkitektonik ngërthen edhe vlera artistike materiale e shpirtërore. Kemi të bëjmë me një tyrbe e cila është e pambuluar me objekt. Përkatësisht varr i cili është i mbuluar me gurë drejtkëndësh dhe i përfunduar me Gurin mbivarror i cili haset në varret tjera otomane. - Sipas informatave që disponojmë themi se kemi të bëjmë me njërin nga ndërtimet më të vjetra të perandorisë otomane në qytetin e Pejës. - Monumente analoge të periudhës së realizimit, përkatësisht shek XVI-të nuk kemi ndeshur askund jo vetëm në Pejë por edhe më gjerë. Përderisa kur jemi të ruajtja e autenticitetit, vlerësojmë se bëhet fjalë për një ekzemplar të veçantë të ruajtur maksimalisht dhe me integritet jo shumë të cenuar gjer tani.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 001154


Emri: Përmendorja Mbivarrore e Halil Beut, në Kushumli Xhami


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Pejë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Pejë


Qyteti/Fshati: Qytet Pejë


Lokaliteti: Pejë


Kodi Postar: 30000


Emri i rrugës: Rr. "Emrush Miftari"



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XVI