Rrënojat e vendbanimit të fortifikuar të Zatriqit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: E.K. 998/67


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012



Historiku


Rrënojat e vendbanimit të ngritur e të fortifikuar që nga Periudha e Hekurit e me intensitet të madh banimi posaçërisht gjatë Antikitetit të vonë e Mesjetës së hershme të ‘Gradishtës’ së Zatriqit, ndodhen në majën e kodrës së Zatriqit, me kuotë maksimale prej 1039 metër mbi nivelin e detit. Ky ‘qytet fortesë’ e tipit të vendbanimeve shumë shtresore, është ngritur në një linjë perimetrike që ndjek izoipset e terrenit duke shfrytëzuar dhe mbrojtjen natyrore që ishte integruar natyrshëm në sistemin mbrojtës të saj. Në të gjithë sipërfaqen e fortifikuar, si edhe në “Arat e Gradishtës”, që gjenden të taracuara pranë fortesës, janë dokumentuar fragmente enësh prej argjilës së pjekur, këto të periudhave të ndryshme si; Hekurit, Helenistike, Antike të Vonë e Mesjetare. Megjithatë, e veçanta e kësaj qendre arkeologjike me karakter fortifikues qëndron në faktin e identifikimit nga specialist Italian të Artit Shkëmbor të kohërave të lashta parahistorike këto të pasqyruara në shenja dhe simbole që vlersohet të jenë krijuar nga dora e njeriut shtatë mileniume më parë.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003017


Emri: Rrënojat e vendbanimit të fortifikuar të Zatriqit


Klasa: Lokalitet Arkeologjik


Institucioni: IAK



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Rahovec


Qyteti/Fshati: Zatriq


Lokaliteti: Gradishtë


Kodi Postar: 21000


Emri i rrugës: Nuk ka emërtim të rrugës



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkeologjike


Periudha: Epoka e Hekurit


Shekulli: