Përmendore mbivarore e Emin Pashës
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 638/55
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2010
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Emin Pasha i takonte familjes Rrotllaj, familje aristokrate e Prizrenit që ka jetuar gjatë shek. XVIII-XIX. Emin Pasha ishte vëllau i Mahmud Pashës; që të dy ishin djemtë e Tahir Pashës mutesarif i Prizrenit. Familja Rrotllaj ka lënë shumë gjurmë të bamirësisë me ndërtimet të shumta si p.sh. Xhamia e Emin Pashës me medresenë, xhamia e Mamud Pashës në Kala të qytetit, sahat kullat në Mamushë dhe Rahovec dhe kulla me mulli në Pataqan dhe Mushtishtë. Në oborrin e xhamisë së Emin Pashës që gjendet në afërsi të hamamit të Gazi Mehmed Pashës, janë varrezat e familjes Rrotllaj, e në mesin e tyre gjendet edhe varri i Emin Pashës. Varri gjendet në mes të xhamisë dhe medresesë dhe është ndërtuar në formë arke prej mermeri të bardhë. Anash është gdhendur rozeta simboli i "lëvizjes-rrotullimit-pavdekshmërisë". Mbi mermer është vendosur guri mbivarror (nishani) me mbishkrim ku kuptojmë se Emin Pasha është varrosur në vitin 1843 (1259 viti i Hicrit) dhe ka qenë në detyrë të Sanxhakbeut kur ndërroi jetë.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000425
Emri: Përmendore mbivarore e Emin Pashës
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Prizren
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prizren
Qyteti/Fshati: Prizren
Lokaliteti: 0borri i xhamisë së Emin Pashës
Kodi Postar: 20000
Emri i rrugës: “Emin-pasha”
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia

Teqja Halveti

Shtëpia e familjes Bërlajolli

Xhamia e Emin Pashës

Xhamia e Terzi-Mëhallës
Xhamia e Ahmed Beut