Mulli - Pronë e fshatit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 04.08.2003


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016



Historiku


Mulli - Pronë e fshatit, sipas gojëdhënave që janë përcjelle ne gjenerata, daton që nga shek. XVIII- të. Është ndërtuar për bluarjen e drithërave për nevojat e fshatit dhe ende është në funksion. Objekti është i përbërë nga dy mjedise. Ka dy mekanizma per bluarje, të cilat deri në vitin 1980 kanë qenë në një kthinë e pajisur me dy dyer. Pas viteve ‘80 në mes të dy mullinjve është ndërtuar një mur ndarës me blloqe dhe llaç çimentoje. Po në këtë periudhë është betonuar dyshemeja nga banorët e fshatit dhe është intervenuar në kulm. Tjegullat origjinale janë zëvendësuar me tjegulla të reja, si dhe është intervenuar edhe në vijat ujore nën dysheme. Mulliri i Metehisë është përdhese me bazë drejtkëndëshi. Specifikë e këtij mulliri është se ka dy hyrje nga fasada jugperëndimore. Në këtë fasadë gjenden gjithashtu dhe katër hapje që shërbejnë për ndriçim. Kurse fasadat e tjera nuk kanë hapje. Muret e ndërtesës janë të ndërtuara nga gurë të lidhur me llaç balte. Muret e brendshme vërehen se kanë qenë të suvatuara me llaç balte por me kohë janë dëmtuar. Gjithashtu vërehen edhe intervenime të kohëpaskohshme për të cilat nuk dihet koha e përfundimit. Për shembull rreth dyerve te hyrja ka intervenime me llaç çimentoje. Konstruksioni i kulmit është nga druri i mbuluar me tjegulla. Sipas fshatarëve mbulesa origjinale e kulmit ka qenë me tjegulla të vjetra tradicionale. Dyshemeja ka qenë e shtruar dhe e ngjeshur me baltë, kurse pas intervenimit është shtruar me beton. Elementet prodhuese të miellit janë brenda në objekt. Gjatë intervenimit emergjent të vitit 2014 mulliri është pastruar nga vegjetacioni dhe mbeturinat në brendësi. Dritaret dhe dera janë trajtuar duke u pastruar e lyer me materie mbrojtëse. Mbulesa nga tjegullat është larguar, brenda kulmi është dërrasuar, izoluar dhe më pas është mbuluar me tjegulla tradicionale antike një lugore.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003291


Emri: Mulli - Pronë e fshatit


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK - Prishtinë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Podujevë


Qyteti/Fshati: Podujevë/ Metehi


Lokaliteti:


Kodi Postar: 11000


Emri i rrugës: Fshati Metehi



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha:


Shekulli: XIX