Mulliri i Demë Ahmetit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 05.09.2013


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016



Historiku


Mulliri i Demë Ahmetit gjendet në fshatin Reçicë, komuna e Podujevës. Qasja për në mulli bëhet nga rruga e vetme që të shpie deri te monumenti. Mulliri gjendet i pozicionuar në pjesën lindore të Kosovës. Ky mulli është i vetmi i këtij lloji në këtë rajon që ka hapësirë shumë të vogël, me dimensione 5.30 x 5.80 metra. Sipas banorëve, mulliri është ndërtuar rreth fundit të shek. XIX, por që sot nuk është funksional. Mulliri ka gurin e mbështetur në mekanizëm druri. Mekanizmi për bluarjen e drithit është ende brenda në mulli. Mulliri ka përdhese me bazë drejtkëndëshi (me sipërfaqe 11.33 m²). Hyrja për në mulli mundësohet nga fasada veriperëndimore. Pos derës së hyrjes nuk ka hapje të tjera. Muret janë të ndërtuara me gurë shkëmborë të lidhur me llaç çimentoje pa suva. Fasada veriperëndimore, në pjesën e hyrjes, është përforcuar me beton, ndërsa në fasadën verilindore mbi harkun nën të cilin kalon uji gjendet një tra betoni. Konstruksioni i kulmit është nga druri i mbuluar me tjegulla. Dyshemeja është e shtruar me dhe të ngjeshur, me intervenime me elemente të drurit. Në objekt vërehen intervenimet në mure, të cilat në bazë të analizave rezultojnë të jenë muratuar me llaç çimentoje më vonë. Mulliri ka qenë i mbuluar me tjegulla të vjetra tradicionale, shumë të dëmtuara nga koha, por që janë zëvendësuar me tjegulla të kohës. Sipas fshatarëve ky intervenim i bërë në fundin e viteve ‘80 është ndërruar me një mbulesë me tjegulla të reja të vendosura nga pronari. Gjatë intervenimit emergjent të vitit 2014 rruga për te mulliri dhe mulliri janë pastruar nga vegjetacioni dhe mbeturinat në brendësi. Vijat ujore janë pastruar dhe rregulluar. Mbulesa nga tjegullat është larguar. Kallkani i kulmit është trajtuar, brenda kulmi është veshur me dërrasa, është izoluar dhe më pas është mbuluar me tjegulla tradicionale. Dyshemeja dhe muret janë trajtuar, ndërsa mekanizmi i mullirit është riparuar. Mulliri tani, pas intervenimit, është në gjendje të mirë.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003478


Emri: Mulliri i Demë Ahmetit


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK - Prishtinë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Podujevë


Qyteti/Fshati: Podujevë


Lokaliteti: Fshati Reqicë


Kodi Postar: 11000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha:


Shekulli: XIX