Mulliri i Hajrizit - Mulliri i Zotnisë
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3442/2020 12.10.2020
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3705/2021 08.10.2021
Historiku
Në lagjen “Mustafa” të fshatit Smrekovnicë, komuna e Vushtrrisë, në pjesën veriore, në distancë nga qyteti i Vushtrrisë 7,5 km, gjendet (sipas njësimit në popull) Mulliri i Zotnisë. Mullirin thuhet se e ka ndërtuar Zotëria i fshatit, i cili edhe ka qenë përgjegjës i gjithë fshatit gjatë shek. XIX. Mulliri i Zotnisë ka shërbyer për bluarjen e drithërave (misër, grurë). Mulliri me dimensionet afërsisht 10x5 metra është ndërtuar nga guri i përforcuar nga hatulla horizontale druri me një konstrukt kulmi katërfaqësor të mbuluar me tjegulla mediterane. Në brendësinë e tij gjenden dy gurë së bashku me dy kosha të punuara nga konstruksioni i drurit, por të ndarë fizikisht njëri me tjetrin, ku njëri ka shërbyer për bluarjen e misrit, ndërsa tjetri për bluarjen e grurit. Që të dytë kanë punuar në të njëjtën kohë, duke falënderuar sasinë e ujit të bollshëm, që vinte nga përroska përmes një kanali që në popull njihet me emrin jaz. Vlen të ceket që në brendësi të mullirit ka qenë edhe dhoma, e cila ka shërbyer për qëndrimin e kujdestarit që ka qëndruar deri në mbarimin e bluarjes. Këtë mulli e kanë frekuentuar banorët e katundit Smrekovnicë si dhe katundeve përreth: Kçiq, Rashanë, Pasomë, Torllabuq etj. Mulliri, i cili është pronë e familjes Mustafa, fatmirësisht i ka shpëtuar sfidave të vështira të kohës. Intervenime në mulli nuk ka pasur deri pas lufte, (në përjashtim të gurëve të brendshëm që kanë shërbyer për bluarje). Në vitin 2002, me mjete vetjake të familjarëve i është ndërruar kulmi dhe është riparuar mesi i sipërm i murit të mullirit.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003990
Emri: Mulliri i Hajrizit - Mulliri i Zotnisë
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Mitrovicë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Vushtrri
Qyteti/Fshati: Smrekonicë
Lokaliteti:
Kodi Postar: 42000
Emri i rrugës: f.sh. Smrekonicë
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha:
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Kulla e Kadri Hysenit
Ura e Vjetër e Gurit
Kalaja e Dubocit
Kalaja e Strocit
Shtëpi banimi - Mahmut Pashë Gjinolli