Mejtepi Ruzhdije - Shkolla e parë Shqipe

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor-2012, Tetor 2013,-Tetor 2014



Historiku


Mejtepi Ruzhdije gjendet në vendin e quajtur "Mejtepi Ruzhdije", pranë shtëpisë së Sylejman Vokshit. Objekti është ndërtuar në vitin 1810. Në fillim objekti përdorej si mejtep i ciklit të ulët në gjuhën turke. Gjatë vitit 1908 mësimi filloi të aplikohej për herë të parë në gjuhën shqipe dhe shkolla u shndërrua në gurrë diturie dhe vatër arsimore e mësimit të mesëm klasor. Arkitektura e këtij objekti më tepër ka ngjashmëri me arkitekturën që e hasim në shtëpitë tradicionale. Objekti ka vetëm etazhën e përdhesës, e cila është e ngritur në katër shkallë dhe e vendosur në terren me pjerrtësi të vogël. Themelet janë nga materiali i gurit, ndërsa muret nga tullat e pjekura. Konstruksioni i dyshemeve është me dërrasa, ndërsa tavani është i punuar me trarëza druri dhe i veshur me elemente të dekoruara nga druri. Dukjet e jashtme nga rruga kryesore dhe lumi Krena karakterizohen me shumë dritare të vendosura në rend dhe të rrethuara me faqatura druri (korniza druri përreth dritareve). Gjatë vitit 2011 janë kryer punime në konservimin dhe restaurimin e objektit, me ç’rast janë kthyer në gjendjen origjinale të gjitha elementet e objektit, duke filluar nga konstruksioni i kulmit, ndërrimi i dyshemeve dhe tavaneve, rikthimi i dyerve dhe dritareve në formën dhe dizajnin siç kanë qenë. Në vitin 2013 nga stuhia që e përfshiu qytetin e Gjakovës kishte ndodhur dëmtimi i strehës së objektit dhe oxhakut nga rrëzimi i një lisi afër objektit. Këto dëmtime tashmë janë sanuar.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000868


Emri: Mejtepi Ruzhdije - Shkolla e parë Shqipe


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjakovë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Gjakovë


Qyteti/Fshati: Qytet-Gjakovë


Lokaliteti: "Mejtepi Ruzhdije"


Kodi Postar: 50000


Emri i rrugës: "Fan.S.Noli"



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIX