Lokalitet arkeologjik në Banjë të Malishevës

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Evidentuar Data e Mbrojtjes: 2004


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011-2012



Historiku


Në fshatin Banjë e Malishevës, pozicionuar në juglindje të qytezës së Malishevës, në krahun e majtë të lumit Mirushë, ndodhet lokaliteti arkeologjik i njohur me toponimin Trojet e Vjetra. Lokaliteti arkeologjik ka karakterin e një kodërvarri (tume) dhe ishte ngritur në kohën e hekurit për t’u ripërdorur në periudhën e mesjetë së hershme. Hulumtimet, gjegjësisht gërmimet arkeologjike të zhvilluara në këtë sit arkeologjik në vitin 2005, dëshmuan gjurmë të varreve me konstruksion të pllakave të gurit dhe nga inventari i pasur arkeologjik, spikatin disa stoli tipike për mesjetën e hershme si unaza bronzi, byzylykë dhe disa varëse qafe me simbolin e kryqeve kristiane.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003430


Emri: Lokalitet arkeologjik në Banjë të Malishevës


Klasa: Lokalitet Arkeologjik


Institucioni: IAK



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Malishevë


Qyteti/Fshati: Banja e Malishevës


Lokaliteti: Tuma


Kodi Postar: 24000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkeologjike


Periudha: Mesjetë e Hershme


Shekulli: IX