Lagja e Bravëve -lagje arkitektonike dhe historike në Puset e Nikës

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 08. 10. 2021



Historiku


Shtëpitë e kësaj lagje janë të ndërtuara aty rreth viteve të tetëdhjeta të shek. e XIX, gjegjësisht në kohën e Lidhjes së Prizrenit. Kanë funksion të banimit. Janë shtëpi përdhese dhe njëkatëshe, të cilat përveç odës së mysafirëve kanë edhe dhomat tjera për nevoja familjare shtëpiake. Ndërtimi u takon tipit shtëpi banimi. Ndërtimi është realizuar, kryesisht me gurë dhe dru, por ka raste kur një mur apo një pjesë është ndërtuar edhe me çerpiç. I kanë qëndruar stuhive natyrore dhe sulmeve të armikut gjatë periudhave të ndryshme historike. Gurët janë të latuar dhe gjysmë të latuar, dhe i takojnë teknikës fshatarake. Kryesisht ruajnë ndërtimin fillestar. Dritaret kryesisht janë hapje me madhësi mesatare, të cilat janë të punuar prej druri. Disa shtëpi kanë edhe ballkone në kat, të punuar prej druri me një arkitekturë të caktuar të punuar nga mjeshtrit shqiptarë. Ende i qëndrojnë kohës edhe pse disa kanë filluar të dëmtohen. Për shkak të qëndresës dhe arkitekturës së ndërtimit, QRTK ka menduar se ia vlen të jenë ndërtesa të trashëgimisë kulturore shqiptare. Edhe lagjja e Bravëve e fshatit Puset e Nikës ka disa shtëpi, të cilat mund të shërbejnë në të ardhmen për zhvillimin e turizmit malor e kulturor në këtë fshat. Shtëpitë janë të ndërtuara me gurë, si të gjitha shtëpitë e fshatrat malore të Hanit të Elezit. Përndryshe, lagjja e Bravëve, sipas Sadik Bravës, rrjedhin nga një i pari i tyre që mbahet mend me emrin Brahim, Braha, por gjatë sundimit serb në këto troje, familjen e Brahëve e shkruan si Brava, duke i bërë një deformim mbiemrit të tyre, më saktë llagapit familjar. Shtëpitë janë pronë: 1. Nuri Bravës 2. Nuhi Bravës 3. Vebi Bravës 4. Xhelil Bravës 5. Hazir Bravës 6. Gani Bravës 7. Nazmi Bravës Në këtë lagje si shtëpi më e mirë , e punuar me arkitekturë më të dalluar se shtëpitë tjera, sikurse edhe me vlerë historike, është shtëpia e Gani Bravës. Prandaj, në të ardhmen, nëse institucionet tona kulturore, mendojnë se duhet të ruhet, përkatësisht të punohet në ndonjë shtëpi, ajo shtëpi duhet të jetë shtëpie e Gani Bravës. Opinion nga ekipi i Zyrës për Trashëgimi Kulturore ne Ferizaj gjatë vizitës ne fund te vitit 2021:Kompleksi i këtyre shtëpive tani është në një gjendje relative, por që ka rreziqe që të dëmtohen më shumë, për arsye se tanimë familjarët janë zhvendosur në shtëpitë e reja më poshtë dhe fshati i vjetër i Puset e Nikës (Pustenikut) gjegjësisht lagjja Brava po braktiset dita e ditës. Këto shtëpi duhet të jetë nën mbrojtjen e përhershme.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 001170


Emri: Lagja e Bravëve -lagje arkitektonike dhe historike në Puset e Nikës


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Hani I Elezit


Qyteti/Fshati: Puset e Nikës


Lokaliteti: Puset e Nikës-Lagja e Bravëve


Kodi Postar: 71510


Emri i rrugës: Rr. “Epopeja e UÇK”-së



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIX