Kullë e Halim Miftarit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3442/2020 12.10.2020
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3705/2021 08.10.2021
Historiku
Në lagjen “Miftaraj” të fshatit Vllahi, komuna e Mitrovicës, gjendet kulla (sipas njësimit në popull) e Halim Miftarit. Sipas të dhënave të marra, kulla është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, konkretisht në vitin 1880. Kulla ka funksion banimi, me etazhe P+1. Është e ndërtuar me gurë dhe material druri. Kjo kullë përveç dritareve në hajatin (korridorin) e kullës ka edhe frëngjitë. Kati përdhese e kullës ka shërbyer vend për lënien e bagëtive, ndërsa kati ka gjithsejtë tri dhoma, së bashku me një korridor ku secila dhomë në vete e ka edhe hamamxhikun (banjën). Pasi që Halimi zotëronte armën e dijes si kuvendar ishte i njohur për Vllahinë por edhe katundet përreth. Kulla e tij shërbente si pikëtakim i burrave të mëdhenj të asaj kohe, për të kuvenduar rreth sfidave me të cilat përballej populli shqiptar. Gurët për ndërtimin e saj janë marrë nga mejdani, mjeti transportues ka qenë kërçela. Sipas gojëdhënave të trashëgimtarëve ndërtimi i kullës ka filluar në Shëngjergj (që i bie muaji maj) dhe ka përfunduar në Shëmitër (që i bie muaji tetor). Sot kulla është në gjendje jo të mirë dhe shfrytëzohet si vend për lënien e bagëtive. Kulla e ndërtuar mbi themele guri ka etazhin e përdheses dhe katit. Muret konstruktive janë të ndërtuara nga gurët e latuar, të cilët janë të shtanguara me hatulla druri të vendosura horizontalisht në pesë radhë, dhe radha e gjashtë që funksionon edhe si kurorë e konstruksionit të kulmit nga druri. Shtyllat mbajtëse të vendosura në katin përdhese i krijojnë stabilitet dyshemesë së katit të sipërm përmes jastëkëve të profilizuar, të vendosur mbi shtyllë. Të gjitha konstruksionet, i meskatit, shkallëve, tavanit dhe kulmit, janë nga druri. Hapësirat e ndriçimit janë në formë drejtkëndore, ndërsa në pjesën e çardakut dallohen të hapurat e dritareve në formë frëngjish. Dera hyrëse sipër është e theksuar me harkun nga gurët. Kulla është jashtë funksionit.