Lokalitet arkeologjik në Nerodimen e Ulët

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1967


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011-2020



Historiku


Në vitin 1988, në fshatin Nerodime e Ultë, e pozicionuar në perëndim të qytetit të Ferizajt, disa sondazhe arkeologjike të zhvilluara këtu në arealin fare pranë varreve ortodokse, rezultuan me zbulimin e një kompleksi prej një vile të antikës së vonë, me atrium dhe mozaik polikromi, gjeometrik dhe figural i dyshemesë. Faza e parë i përket shek. IV, kurse rindërtimi dhe mbindërtimi i takon shek. V-VI. Mozaiku u zbulua në dyshemenë e një dhome drejtkëndore me absidë, mbase që ka shërbyer si triklinijum. Duke u mbështetur në kompozimin e mozaikut të dyshemesë zbuluar në këtë lokalitet dhe analogjia e stilit të kompozimit të mozaikut me martirijumin e Heraclea Lyncestis në Maqedoni si dhe martiriumin e bazilikës së Linit në Shqipëri, ngjajshmëria e të dy lokaliteteve (mozaiqeve) të lartëpërmenduara me mozaikun e Nerodimes së Poshtme është evidente dhe reflektojnë vepër të artit të ndonjë artisti apo shkolle shumë të mirë të kohës në fjalë.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003451


Emri: Lokalitet arkeologjik në Nerodimen e Ulët


Klasa: Lokalitet Arkeologjik


Institucioni: MKRS



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Ferizaj


Qyteti/Fshati: Nerodime e Ultë


Lokaliteti: Lokalitet arkeologjik në Nerodimen e Ulët


Kodi Postar: 70040


Emri i rrugës: Nuk ka



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkeologjike


Periudha: Romake


Shekulli: III