Kullë - Rexhë Gashi
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2171/2012 01.10.2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3755/2013 01.10.2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4164/2014 01.10.2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4241/2015 09.10.2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4866/2016-2 10.10.2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3442/2020 12.10.2020
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3705/2021 08.10.2021
Historiku
Në lagjen Gashi, fshati Abri e Ulët, Komuna e Skenderajt, gjendet kulla dykatëshe (Sipas njësimit në popull ) e Rexhë Gashit. Si mbase të dhënave që na i ofroi njëri nga pasardhësit e familjes Gashi, konkretisht Miftar Gashi thotë se Kulla është ndërtuar nga Zeqir Gashi, diku ka viti 1906. Kullën e kanë punuar mjeshtrit e Likofcit, Vesel Zymberi dhe Bajrushë Hyseni, që ishin miqësi me familjen Gashi. Kulla me etazhë (p+K), kati përdhe ka shërbyer enkas për kuajt e familjes dhe miqëve, ndërsa në kat është oda dhe divanhanja. Kulla ka shërbyer enkas për mysafir, si dhe për takime të rëndësishme të karakterit kombëtar. Në këtë kull janë zhvilluar shumë takime të rëndësishme, të patriotëve të shquar të asaj kohe, që e përfshin periudhën nga lufta e par botërore e gjer me mbarimin e luftës së dytë botërore, por edhe mbase kësaj gjer në luftën e fundit të vitit 1998-1999. Nder figurat më të shquara qe zhvilluan takime ne ketë kullë ishin: Azem Bejta, Shaban Polluzha, Xhemajl Abria. Pas luftës së par botërore kulla ka shërbyer edhe si bujtinë për tregtarët e asaj kohe. Pasi që Zeqir Gashi ishte pleqnar i Asaj kohe, kulla ka shërbyer si vend për pajtimin e gjaqeve. Kulla deri në vitet 1988 ka qenë e banuar. Në kohën e luftës së fundit (1998) e gjer në mbarimin e saj, kanë banuar familjarët e saj. Kulla ka një pamje estetike, duke ruajtur origjinalitetin e sajë, duke qenë e hapur për vizitorë falë intervenimeve që janë bërë në të, në vitin 2014 ku janë ndërmarr masa emergjente brenda kësaj kulle, nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Kulla e ndërtuar mbi themele guri ka etazhin e përdheses dhe katin. Muret konstruktive janë të ndërtuara nga gurët e latuar te cilit janë të shtanguar me hatulla druri te vendosura horizontalisht ne pesë radhe dhe radha e gjashtë qe funksionon edhe si kurorë e konstruksionit te kulmit nga druri. Shtyllat mbajtëse të vendosura ne katin përdhe krijojnë stabilitet dyshemesë se katit te sipërme përmes jastëkut te profilizuar te vendosur mbi shtyllë. I gjithë konstruksioni meskatit, shkallët,tavanit dhe kulmit janë nga druri. Kulla ka në enterier te pasur me dru që dallohet nga kullat tjera ne rajon. Dollapët ne fomre nishi ( dollap te groposur ), raftet e profilizuara (sergjene), trapazani, divanhanaj, si dhe tavani prej dërrasave me vana e ne mes te tavanit dallohet rozeta e thelluar me plastike te kornizës qe thekson pjesën e rafshtë te tavanit nga ajo e thelluar ( pjesa e theluar mban gjurmet e ngjyres se gjelebert dhe oker). Kulla eshte jashtë funksionit. Ne vitin 2014 jane bere intervenime emergjente nga MKRS ne pjesen e mbuleses dhe kulmit. Në vitin 2014 u ndërmorën masat emergjente, investitor MKRS.