Lokalitet Arkeologjik në Greme të Ferizajit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2016
Historiku
Duke u mbështetur në gjurmët e rrënojave dhe themeleve që u vërejtën në këtë lokalitet mund të thuhet se kemi të bëjmë me një objekt kulti të periudhës paleokristiane të shekujve V-VII. Muret, gjegjësisht themelet, janë të përbëra nga gurët gjysmë të punuara dhe të lidhura me llaç të cilësisë së mirë. Matjet paraprake rezultojnë një objekt me një shtrirje 16 m lindje-perëndim dhe 12 m veri-jug. Gurët janë të përmasave të ndryshme: 25x40 cm, 20x50 cm, 30x65 cm etj. Areali ku shtrihet ky objekt gjendet në një lug të veshur jashtëzakonisht dendur me vegjetacion. Duke u mbështetur nga konfiguracioni i terrenit dhe shtrirja e objektit, mund të dallohen pjesërisht format e absidës me diametër rreth 3.70 m. Në hapësirën përreth objektit ka edhe gjurmë të gurit të shtufit dhe fragmente të tjegullave me gjerësi: 2, 2.5, 3.5, 4 cm.