Lokalitet arkeologjik në Paldenicë
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2021
Historiku
Rreth 150 m në anën e majtë të magjistrales Prishtinë-Shkup, në hyrje të fshatit Paldenicë, mbi një kodër që shtrihet nga perëndim, e me konfiguracion terreni në formë të shalës së kalit, e që ka pamje të gjerë të grykës së Lepencit dhe hyrjes së Hanit të Elezit, janë evidentuar gjurmë të shumta qeramike romake, si dhe material ndërtimor. Në vitin 1967, në arealin që gjendet në prapashpinën e bregut të majtë të lumit Lepenc, disa qindra metra përgjatë rrjedhës së lumit në drejtim të Hanit të Elezit, e në afërsi të rrugës magjistrale Prishtinë- Shkup, u identifikua një nekropol si dhe u mblodh një sasi e konsiderueshme e materialit arkeologjik, nga të cilat gjetje spikatin disa fragmente të kandilave të periudhës romake si dhe në veçanti pjesë të rripave-brezoreve, këto të derdhura në bronz si dhe të zbukuruara nga masa të qelqit dhe millefiori (teknikë e veçantë e punimit në qelq). Në bazë të gjetjeve, nekropoli i përket periudhës romake të shekujve II-III. Këtu edhe në vitin 1995, gjatë punimit të tokave rastësisht u zbulua një stelë mermeri me këto përmasa: 160 X 97 X 17,5 cm. Stela datohet nga fundi i shek. II apo fillimi i shekullit III. Po në këtë lokalitet, janë zbuluar edhe dy bazamente për kolona. Lokaliteti në fjalë mund të lidhet me një vendbanim të periudhës romake dhe duke shikua r konfiguracionin përreth, mund të supozohet se mbase këtu mund të gjenden gjurmë të një stacioni rrugor romak nga kalonte rruga antike Scupi-Ulpiana.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003605
Emri: Lokalitet arkeologjik në Paldenicë
Klasa: Lokalitet Arkeologjik
Institucioni: IAK
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Kaçanik
Qyteti/Fshati: Paldenicë-Hani Elezit
Lokaliteti: Paldenicë
Kodi Postar: 71000
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkeologjike
Periudha: Romake
Shekulli: I
Të rejat nga trashëgimia
Cigarellëk
Kalaja e Llanishtës
Kalaja e Kaçanikut
Mbajtëse gotash (Ferash)
Shtëpia - kullë e Rufki Brahës në Stagovë