Kërëk xhamia -Namazxhah

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 329/87


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2010


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012



Historiku


Namazxhahu gjendet në anën veri-perëndimore të qytetit pranë rrugës magjistrale Prizren-Gjakovë. Fjala Namazxhah rrjedh nga fjala persiane që d.m.th. vend për falje-lutje. Pas rënies së Prizrenit nën sundimin e Perandorisë Osmane në vitin 1455, Isa Beu që ishte komandant i Fatih Sulltan Mehmedit ndërtoi Namazxhahun, që shërbeu për kryerjen e ritualeve fetare të ushtrisë Osmane. Mjeshtri dhe mbikëqyrësi kryesor ishte Ahmed Çaushi. Pas vendosjes së plotë të administrimit Osman në Prizren Namazxhahu, lihet pas dore pasi që në atë kohë kanë filluar të ndërtohen xhamitë e zakonshme. Më vonë, pasi që lokacioni i Namazxhahut ishte në periferi të Prizrenit të atëhershëm, atë e shfrytëzonin për falje bujqit që punonin tokat e tyre. Në vitet ‘50-ta të shek. XX-të pranë Namazxhahut ndërtohet një depo e madhe me ç’rast shfrytëzohet edhe një pjesë e materialit guror të Namazxhahut. Sikurse gjatë ndërtimit të depos ashtu edhe gjatë ndërtimit të Ambulancës që është ndërtuar gjatë viteve ’80-ta të shek. XX, janë shkatërruar varrezat e vjetra që ishin përreth Namazxhahut ashtu që tani aty kanë mbetur vetëm dy-tri sosh që tani janë shndërruar në tyrbe. Në vitin 2000 Instituti për Mbrojtje të Monumenteve të Prizrenit duke vlerësuar rëndësinë e këtij objekti harton projektin ideor për restaurimin e Namazxhahut, i cili financohet nga Qeveria e Turqisë. Me përkrahje edhe të Komunës së Prizrenit, hartohet dhe implementohet projekti i restaurimit të Namazxhanut dhe parkut rreth saj. Namazxhahu është ndërtuar me planimetri drejtkëndëshe nga gur të gdhendur të lidhur me llaç gëlqeror. Nëpërmjet tri shkallëve ngjitet në platenë ku gjendet një mur me lartësi rreth 1 metër, ku është paraqitur nisha që e shënjon mihrabin. Në këndin e djathtë të murit gjendet minarja me bazë katrore dhe trung gjashtë këndor, të punuar nga gur të gdhendur. Namazxhanu në popull njihet edhe si Kërëk Xhamia, që d.m.th. Xhami e Thyer. Së bashku me ambientin përreth, Namazxhahu paraqet një monument me rëndësi historike dhe pikë karakteristike për pjesën perëndimore të Prizrenit.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000345


Emri: Kërëk xhamia -Namazxhah


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Prizren



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Prizren


Qyteti/Fshati: Prizren


Lokaliteti: Magjistrala Prizren-Gjakovë


Kodi Postar: 20000


Emri i rrugës: De Rada



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XV