Kisha e Shën Gjergjit në Reçanë
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 837/53
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012 - 2014
Historiku
Kisha e Shën Gjergjit gjendet në fshatin Reçanë të Suharekës. Për kohën e ndërtimit të kishës nuk ka informata të sakta, por supozohet se i takon shek. XIV. Objekti në fjalë ka qenë me dimensione të vogla me bazë në formë të kryqit, mbi të cilin ngrihej kupola tetëkëndëshe. Muret deri në parapet kanë qenë të ndërtuara me gurë lumi, pjesa e epërme me gurë shtufe të lidhur me llaç gëlqeror. Kulmi ka qenë i mbuluar me rrasa guri. Nga objekti kanë mbetur vetëm rrënoja gurësh.