Kisha e Shën Gjergjit (Sinodale)
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015
Historiku
Kisha e Shën Gjergjit (Sinodale) gjendet në pjesën e vjetër të qytetit, në lagjen Qafë-pazari përballë kishës së Shën Gjergj-Runoviqit. Objekti është ndërtuar në vitin 1887, kurse më vonë në vitin 1903 është ndërtuar këmbanara. Është kishë tri anijatëshe, e ndërtuar me gur të gdhendur të lidhur me llaç gëlqeror, kurse pjesa e këmbënares është ndërtuar me tulla të lidhur me llaç gëlqeror. Pjesa e jashtme nuk është e suvatuar, ku vërehet mirë struktura e mureve. Kisha mbulohet me kulm dy ujor, të mbuluar me pllaka plumbi. Posedon dy hyrje, hyrja kryesore nga ana perëndimore dhe një hyrje nga ana jugore. Në pjesën lindore ndodhet absida gjysmë harkore kurse në pjesën perëndimore dhe jugore pranë hyrjeve ndodhet streha e cila mbështetet mbi shtylla guri me prerje rrethore. Në enterier, në anën lindore gjendet altari në formë gjysmëharkore, para altarit gjendet naosi i cili ndahet nga narteksi me një shkallë. Në pjesën perëndimore të enterierit, respektivisht mbi portën hyrëse ndodhet galeria, kurse në pjesët jugore dhe perëndimore nga altari ndodhet proskomodia dhe diakonikoni. Në kuadër të kompleksit të kishës, gjendet edhe Kisha e vjetër e Shën Gjergjit – Runoviç, ndërtesa që është shfrytëzuar si Konsullatë Rusë gjatë shek. XIX, konaku dhe shtëpia e mysafirëve. Gjatë viteve 2005-2010 janë kryer disa intervenime restauruese, me ç’rast është bërë pastrimi i kishës dhe rrethinës së saj, pastrimi dhe riparimi i gurëve dhe të dëmtuara në mure, rindërtimi i qemerëve dhe kupolës nga guri, montimi i kulmit të ri nga druri, instalimet elektrike, rindërtimi i enterierit dhe montimi i këmbanave, rindërtimi i konakut qendror dhe shtëpisë së mysafirëve në oborr të kishës. Në vitin 2019 janë kryer ndërhyrjet riparuese në mbulesën e kulmit, me ç’rast janë shtruar shtresat e nevojshme hidroizoluese dhe është zëvendësuar mbulesa e dëmtuar prej plumbi.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003390
Emri: Kisha e Shën Gjergjit (Sinodale)
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Prizren
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prizren
Qyteti/Fshati: Prizren
Lokaliteti: "Qafa e pazarit" - Sheshi Shatërvan
Kodi Postar: 20000
Emri i rrugës: Marin Barleti 1
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Mesjetë e Vonë
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Xhamia e Ahmed Beut
Tabakhana (përpunimi lëkurës)
Kroi i Qor Agës
Xhamia e Suziut
Kisha e Shën Nikollës në Mushnikovë