Kisha e Nikollës së Shenjtë
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 515/77
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012 - 2014
Historiku
Në lagjen Millaçiqi, në qendër të fshatit Sredskë, pranë shkollës fillore gjendet kisha kushtuar Shën Nikollës, e ndërtuar rreth vitit 1875. Fshati Sredskë gjendet 12 km në perëndim të Prizrenit, në krahun e majtë të aksit rrugor Prizren – Prevallë. Objekti ka planimetri drejtkëndëshe, me absidën tri faqëshe në murin lindor. Është kishë njëaniatëshe, e mbuluar me qemer gjysmëharkor. Në pjesën hyrëse, atë perëndimore gjendet edhe pjesa e narteksit dhe kambana. Objekti është ndërtuar me gurë shtufe dhe gurë lumi, me llaç gëlqeror si material lidhës. Nga ana e jashtme objekti është i pa suvatuar derisa nga brenda është suvatuar dhe ngjyrosur me ngjyrë të bardhë. Kulmi është dy ujor, i mbuluar me pllaka të plumbit dhe llamarinës. Në fasadë të kishës gjenden disa hapje gjysmë rrethore dhe nisha gjithashtu me hark gjysmë rrethor. Enterieri i kishës është i pasur me ikonostas të punuar në drugdhendje dhe ikona të shenjtërve. Në oborr të kishës gjenden varrezat e fshatit.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002937
Emri: Kisha e Nikollës së Shenjtë
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Prizren
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prizren
Qyteti/Fshati: Sredskë
Lokaliteti: Qendra e fshatit
Kodi Postar:
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Mesjetë e Vonë
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Kalaja e Prizrenit
Tyrbja e Dallgën Babës
Nishani i Suziut
Shtëpia e Katarina Josipit
Xhamia e Sinan Pashës