URA E TALIQIT

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-571/1-1962



Historiku


Gjendet në kompleksin e Çarshisë së Madhe në pjesën jugore dhe është e ndërtuar mbi lumin Krena. Sipas mbishkrimit të gdhendur në mur ura daton nga viti 1816. Sipas burimeve të shkruara ura është ndërtuar në mëhallën e Tabakëve nga esnafi Tabak. Ura është ndërtuar nga guri i gdhendur, përbëhet nga qemeri i madh dhe dy qemerë më të vegjël në afërsi të brigjeve. Ndërmjet dy qemerëve është hapur një dritare ndihmëse. Kjo urë në origjinë paraqiste tipin e urës së gurit me kompozicion simetrik. Ura është në gjendje të mirë, sot shërben për kalimtarët këmbësorë. Gjatësia e urës është 26 metra, kurse gjerësia 4.05 metra.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000862


Emri: URA E TALIQIT


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjakovë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Gjakovë


Qyteti/Fshati: Qytet-Gjakovë


Lokaliteti: Bashkësia lokale nr.2 – „Mahalla e Jusufit“


Kodi Postar: 50000


Emri i rrugës: "Konferenca e Bujanit"



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIX