Varri i Haxhi Zekës (1902)
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-496/76
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012
Historiku
Varri I Haxhi Zekes Në Çarshinë e Gjatë të Pejës, në oborrin e Bajrakli Xhamisë, gjenden 52 varreza, e në mesin e tyre bën pjesë edhe varri i rilindësit të shquar pejan Haxhi Zekës. Haxhi Zeka u lind më 1832,në një familje të ardhur nga fshati Biber i Malësisë, nga i ati Mehmet Abedini dhe e ëma Zelfije Doçi nga Deçani. Emri i vërtetë i Haxhi Zekës është Zenel, mirëpo pasi vizitoi vendet e shenjta populli e quajti Mulla Haxhi Zeka. Haxhi Zeka mësimet e para i mori te hoxha i qytetit, dhe pas një shkolle gjysmë të mesme u emërua mësues në Pejë. Haxhi Zeka si i ri iu kushtua çlirimit të popullit shqiptar, ku ra në kontakt me Ali Pashë Gucinë, Jakup Ferin, Kadri Bajrin etj. Ishte pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit, dhe më pas organizoi Lidhjen Shqiptare të Pejës në vitin 1899, që ishte vazhdimësi e Lidhjes së Prizrenit. Për rolin, kontributin e madh kombëtar të Haxhi Zekës, shkruante edhe konsulli anglez në Shkup i cili në raportet e tij thoshte: “Mulla Haxhi Zeka, është i vetmi njeri të cilit i shkoi për dore t’i bashkojë më se 30 fise shqiptare të tri besimeve fetare në një politikë të vetme për bashkimin e Shqipërisë dhe pavarësisë së saj”. Duke parë përpjekjet e Haxhiut për themelimin e shtetit shqiptar dhe duke parë se po u prishen planet dhe interesat e shteteve tjera të cilat ia kishin vënë syrin tokave shqiptare, qeveria turke e sulltan Hamidit me pëlqimin dhe në bashkëpunim me Beogradin dhe Cetinën e përgatitën likuidimin fizik të Haxhi Zekës. Për këtë akt, të kryer me 20 shkurt 1902, e gjetën Adem Zajmin, i cili kreu detyrën e marrë nga Beogradi. Akti ndodhi pas një zënke në Bashkinë e Pejës, ku Ademi i zuri pritën Haxhi Zekës me disa shokë të tij të paguar prej Serbisë, shtiu dhe e vrau rilindësin e dalluar të kombit shqiptar, Haxhi Zekën. Eshtrat e tij tani pushojnë në oborrin e Bajrakli Xhamisë, në Çarshinë e Pejës. Aty është ngritur një varrezë nga guri i përpunuar dhe me një pllakë përkujtimore me foton e Haxhi Zekës, ku shkruan emri dhe mbiemri i tij. Varri është monument memorial nën mbrojtje të ligjit që nga viti 1976. Gjendet në anën e djathtë të hyrjes në Bajrakli xhami. Ky varr shquhet në mesin e shumë varrezave tjera që ndodhen përreth. Është nga guri i përpunuar dhe përmban një pllakë përkujtimore me foton e Haxhi Zekës, ku shkruan emri dhe mbiemri i tij. Gurët e varrit janë të skalitur dhe të dekoruar për mrekulli. Posaqërisht dallohen dekorimet në shtyllat e gurit të cilat janë të vendosura te koka dhe këmbët, përderisa fundet janë në formë katrore dhe të skalitura e të dekoruara poashtu. Në çdo seksion veç e veç gjenden gradat dhe medaljet që i përkasin Perandorisë Osmane. Ky varr është varri më madhështor në varrezat ekzistuese në Kosovë dhe ruhet shumë mirë. Në aspektin komparativ varreza të ngjashme mund të hasim në raritet, por gjithsesi me ndryshime përmbajtësore. Përderisa kur jemi të ruajtja e autenticitetit, vlerësojmë se bëhet fjalë për një ekzemplar të veçantë të ruajtur maksimalisht dhe me integritet të pa cenuar Monumenti (varreza), është në gjendje të mirë dhe vizitohet nga shumë vizitorë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 001155
Emri: Varri i Haxhi Zekës (1902)
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Pejë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Pejë
Qyteti/Fshati: Pejë
Lokaliteti: Çarshija e Gjatë - Te Bajrakli Xhamia
Kodi Postar: 30000
Emri i rrugës: Çarshija e gjatë
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Moderne
Shekulli: XX
Të rejat nga trashëgimia
Taftali xhamia
Xhamia e Deçanit
Kulla e Ali Bajraktarit
Veshje popullore burri
Kulla e Zenel Beut