Ura e Vjetër e Gurit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 859/49
Lloji i Mbrojtjes: Zonë e Veçant e Mbrojtur Data e Mbrojtjes: 2008
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 116/2015 09.10.2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 68/2016 10.10.2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4274/2017 10.10.2017
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 3501/2018/04 10.10.2018
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 4520/2019 25.10.2019
Historiku
Në perëndim të qytetit të Vushtrrisë në rrugën e vjetër Vushtrri - Mitrovicë gjendet Ura e Vjetër e Gurit me nëntë harqe Ura e Gurit i takon shek. XIV. Në rrjedhën e mesme të lumit Sitnicë kjo vepër kishte funksion të lidhjes së dy brigjeve të lumit. Në shek XX shtrati i lumit Sitnica është shmangur dhe është krijuar një fenomen natyror, urë pa lum. Ura asimetrike dhe si strukturë ka trajtë kurizore prej nëntë harqeve e muratosur me blloqe të lëmuara të gurit. Ne fugat ndarëse për lidhje është përdorur plumbi i shkrirë. Ura ka gjatësi 135m me gjerësi 6m. Traseja e urës është e shtruar me kalldërm. Sipas autorëve Gojkoviq dhe Kataniq urën e ndertoi Derebej Vojnoviq. Sipas këtyre autorëve ura në fillim kishte 5-harqe, kurse më vonë iu shtuan edhe 4 të tjera. Ajverdi (vll.3 /1981 faqe 311-312) thekson se qemeret e urës së parë e cila ishte nga 5-harqe, me maje të mprehtë - të thepisur ishin të ndërtuar nga gurë ngjyrë të kuqrremt – ngjyrë trëndafili , ndërsa harqet e qemereve të shtuara më vonë janë të ndërtuara me gurë ngjyrë hiri. Sipas arkivit osman (maj 1791) dëshmohet se urën e ndërtoi Mahmut Pasha. Stili i harqeve me maje – te thepisuar punimet në gurë, gurët e profilizuar si anësorë të urës në trupin e urës, dëshmojnë se ura i përket stilit të ndërtimit të urave osmane. Sipas V. Shtyllës ura ka vlera arkitektonike dhe hidroteknike në teknikën e ndërtimit. Në popull kjo urë njifet me emrin si Ura e Vjetër dhe Ura e Gurit.