Valanicë - mulli

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2002


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015



Historiku


Valanica dhe mulliri gjenden në fshatin Bellobrad, rajoni i Opojës, komuna e Dragashit. Në afërsi është lumi i cili shfrytëzohet për veprimtarinë e tyre dhe lugu i pjerrët për lëshimin e ujit nga lumi. Pranë tyre gjenden ndërtesa të reja. Pronarët e valanicës dhe të mullirit janë familja Shefiku. Ndërtesa e mullirit është përdhese, me bazë drejtkëndëshe. Muret e ndërtesës janë të ndërtuara nga gurë lumorë të lidhur me llaç balte. Muret e brendshme kanë gjurmë suvaje me llaç balte. Konstruksioni i kulmit është nga druri i mbuluar me tjegulla të luguara, ndërkaq sipas pronarit mbulesa origjinale ka qenë kashta. Një pjesë e dyshemesë është e shtruar me rrasa të gurit dhe pjesa tjetër me dërrasa. Qasja në valanicë dhe mulli mundësohet nga një rrugë dytësore që lidhet nga rruga kryesore e fshatit. Hyrja në mulli mundësohet nga fasada jugperëndimore, ku gjendet edhe një hapje që shërben për ndriçim. Valanica dhe mulliri janë dy zeje shumë të vjetra dhe në zhdukje e sipër. Në mulli bëhet bluarja e drithit, ndërkaq në valanicë, që është i vetmi objekt i këtij lloji në Kosovë, bëhet shkalja e zhgunit. Valanica është prej druri, e përbërë nga një rreth me dy çekanë të mëdhenj me dhëmbëza që i vë në lëvizje fuqia e ujit, si dhe nga arka ku është vendosur zhguni për shkalje. Pjesët e mekanizmit të mullirit janë: qarku, pirajkat, osa, gurët e mullirit, dy copa dërrasëza “tërkllimëza”, sënduku, arka etj. Sot valanica dhe mulliri janë restauruar, por përdoren shumë rrallë, për arsye se bluarja e miellit kryhet në mënyrë industriale, ndërkaq zhguni rrallë përdoret.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003409


Emri: Valanicë - mulli


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Prizren



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Dragash


Qyteti/Fshati: Bellobradë


Lokaliteti:


Kodi Postar: 22060


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIX