Varreza me grup të tumave e Shirokës

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011-2012



Historiku


Varreza me grup të tumave e Shirokës, pozicionohet në fshatin me të njëjtin emër, rreth 1,5 km në jug të Suharekës (Therandës), në krahun e djathtë të rrugës magjistrale. Është nekropol i grupit kulturor Dardan të tipit tumular e ndërtuar me konstruksione të varreve me unaza rrethore e të ngritura prej gurëve të lumenjve dhe të mbuluar me dhe. Në afërsi të nekropolit të Shirokës gjendet lokaliteti shumështresor i Hisarit si dhe në një afërsi relative shtrihen tumat e Dubiçakut. Gjurmimet e zhvilluara arkeologjike kanë konstatuar një nekropol të përdorur dhe të ripërdorur gjatë periudhës së bronzit e deri te koha e vonë e hekurit. Materiali i lëvizshëm arkeologjik i zbuluar këtu tregon për një inventar të larmishëm e të veçantë të zbukurimeve e të dekorimeve, si dhe enëve të importuara që mbase indikon shkëmbimet tregtare me botën helene e përtej. Varreza me tumat e Shirokës është ngritur gjatë shek. VIII-VI p.e.s.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003600


Emri: Varreza me grup të tumave e Shirokës


Klasa: Lokalitet Arkeologjik


Institucioni: IAK



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Suharekë


Qyteti/Fshati: Shirokë


Lokaliteti: Tumat


Kodi Postar: 23000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkeologjike


Periudha: Epoka e Hekurit


Shekulli: VIII