Ura e Tabakëve

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-570/1- 12.12.1962



Historiku


Ura e Tabakëve gjendet mbi lumin Erenik në jug të qytetit të Gjakovës. Kjo urë lidh Gjakovën me fshatrat në jug dhe qytetet shqiptare si Bajram Curri, Shkodra dhe Kukësi. Ura është ndërtuar në shekullin XVII nga esnafët tabakë. Ura e Tabakut, me gjatësi 127 m dhe me gjerësi 4.03 m, renditet ndër dhjetë urat më të mëdha të ndërtuara gjatë mesjetës në trojet shqiptare. Kjo urë është ngritur mbi 7 qemerë dhe rrethore me hapësirë 14-16 metra. Ura është konservuar dhe përdoret për këmbësorë. Është ndërtuar nga guri i gdhendur dhe në ballinat e urës janë skalitur ornamentet e gdhendura mbi gurë. Transformime ka pasur gjatë luftërave por pas konservimit i është kthyer gjendja origjinale.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000847


Emri: Ura e Tabakëve


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjakovë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Gjakovë


Qyteti/Fshati: Qytet-Gjakovë


Lokaliteti: Lagjja Brekoc- Bashkësia lokale nr. 6


Kodi Postar: 50000


Emri i rrugës: “Gjon Nikollë Kazazi”



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XVIII