Tyrbja e Dallgën Babës
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2003
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015-2016
Historiku
Tyrbja e Dallgën Babës gjendet në lagjen “Ortakoll”, me pjesën ballore të orientuar kah lindja. Në kuadër të tyrbes gjendet një oborr i vogël dhe një ndërtesë për mbikëqyrjen e tij. Tyrbja gjendet përballë xhamisë së re “Antalja”, në lagjen “Ortakoll”. Është monument sakral i padatuar. Qasja në tyrbe realizohet nga rruga përmes derës së vogël prej metali. Është e ndërtuar në përdhese, në formë drejtkëndëshi. Materialet e ndërtimit janë të kohës: betoni i armuar, blloqe betoni, llaç vazhdues, tjegulla etj. Dyshemeja e tyrbes është e shtruar me çimento. Dyert dhe dritaret janë prej plastikës. Në tyrbe, pos varrit të Dallgën Babës, gjendet edhe një varr tjetër. Për Dallgën Babën flitet se ka rënë dëshmor në luftërat të cilat janë zhvilluar në këto anë të qytetit. Sipas një legjende Dallgën Baba ka punuar si mësimdhënës në Medresenë e Gazi Mehmet Pashës. Para provimeve ai sëmuret dhe papritmas vdes. Pas disa ditësh, ai i është paraqitur një nxënësi në ëndërr dhe ka kërkuar që nxënësit të vijnë te varri i tij për të mbajtur provimin. Të nesërmen nxënësit shkojnë në varr dhe përmes zërit të Dallgën Babës nga varri dhe përgjigjeve që nxënësit japin realizohet provimi. Të sëmurët besojnë në fuqinë shëruese mbinatyrore të Dallgën Babës. Ata vijnë në tyrbe dhe bëjnë lutje për shërim. Nëse shërohen kthehen përsëri dhe sjellin monedha, qirinj apo dhurata të ndryshme.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000412
Emri: Tyrbja e Dallgën Babës
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Prizren
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Prizren
Qyteti/Fshati: Prizren
Lokaliteti: Lagjja“Ortakoll”
Kodi Postar: 20000
Emri i rrugës: “Jusuf Gërvalla”
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli:
Të rejat nga trashëgimia

Manastiri i Kryeëngjujve
Mulliri në Tabakhane
Xhamia e Çohaxhi Mahmudit

Teqja Halveti

Ura e vjetër e gurit në Prizren