Tyrbja e Dades Hatë
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 865/2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Historiku
Tyrbja e “Dadës Hatë”-Junik Gjatë periudhës osmane, pos xhamive, si objekte kulti, u ndërtuan edhe një numër i konsiderueshëm i tyrbeve. Mauzoleunet (monumentet mbivarrore) ngriteshin në shenjë përkujtimi ndaj personaliteteve fetare. Edhe në Junik në aksin rrugor Junik, Dobrosh, Nivokaz , në Lagjen Berishë, është ndërtuar një monument mbivarror, pra fjala është për “Tyrben e Dadës Hatë”, e cila bënë pjesë në objektet sakrale të konfeksionit islamo-shqiptar. Kjo Tyrbe është vepër arkitekturale e ndërtuar në shek. XIX. Si e tillë ka vlerë të veçantë sociale e shpirtërore për banorët e Junikut. Planimetria e ndërtesës me bazë drejtkëndore është tejet modeste. E ndërtuar nga mjeshtrit vendor, monumenti është realizuar nga guri, llaçi gëlqeror dhe druri. Është hapësirë e lirë njëpjesëshe dhe e mbuluar me çati katërujore që ndriçohet me hapje. Ku në të gjitha fasadat, me ( përjashtim të fasadës ballore, ku ekziston porta hyrëse) gjenden hapje katrore. Në enterierin e objektit është varri i Dadës Hatë. Ndërsa rreth Tyrbes janë varrezat e lagjes së Berishës. Monumenti pas luftës së fundit, për shkak të demolimeve që i ishin bërë, dhe nga mungesa e përkujdesjes kishte pësuar dëmtime të rënda. Çatia pikonte në të gjitha anët, muret ishin të qara, dera e hyrjes e shkatërruar, thjeshtë ndërtesa ishte në prag të rrënimit. Duke pa gjendjen e rëndë QRTK-Pejë hartoj projektin e restaurimit, dhe me mjetet e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tyrbja e Dades Hatë u restaurua në tërësi. Gjithashtu në fasadën e majtë të objektit u vendos një qeshmë për freskim të vizitorëve. Aktualisht gjendja fizike e monumentit është e mirë dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e familjes Sallaj dhe Berisha. Tyrbja ka vizitor të ndryshëm qe i drejtohen për lutje fetare, por edhe vizitor qe e vizitojnë objektin si vlerë arkitekturore e artistike.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 003166
Emri: Tyrbja e Dades Hatë
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Pejë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Pejë
Qyteti/Fshati: Fshati Junik
Lokaliteti: Junik
Kodi Postar: 51050
Emri i rrugës: Junik
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia

Shtëpia e Heroit të popullit Ramiz Sadiku
Konaku i Haki Spahiut
Xhamia e Xhylfahatunit

Hamam Xhamia

Konaku i Tahir Beut