Tumat Ilire në Nëngurë
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2022
Historiku
Tumat e Lubozhdës, gjenden në po të njëjtin fshat, eponim i cili shtrihej buzë malit Mokna rreth 4 km në perëndim të qytezës së Istogut. Nekropoli është i përbërë prej disa tumave nga të cilat u identifikuan 3 sosh i shtrirë ne dy grupe. Njeri gjendej në pjesën epërme të fshatit mbi rrugën e asfaltuar respektivisht në lagjen Kadaj, ndërsa grupi i dytë rrethe 600-700 metra me në jug-perëndim të fshatit në lagjen Pepaj. Të dhënat e para mbi ketë nekropol, janë që nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, ku gjatë punimeve bujqësore u zbuluan dy stoli argjendi të periudhës së hekurit të vonë (VI-IV Para Krishtit). Në vitin 2012 në lagjen Kadaj, gjatë hapjes së një kanali u zbuluan edhe disa armë, fragmente qeramike, kocka etj. Instituti Arkeologjik i Kosovës ka realizuar dy fushata gërmimesh shpëtimi, në vitin 2014, u gërmuan dy tuma, njëra në lagjen Kadaj dhe tjetra në lagjen Pepaj. Ndërsa në vitin 2016 është gërmuar edhe tuma e mbetur në lagjen Pepaj. Tuma ishin pjesërisht të dëmtuar nga punimet bujqësore. Ato ishin të ndërtuara me dhé dhe me gurë gëlqeror të vendit me përmasa të vogla dhe mesatare (05-40cm), që kryesisht shërbenin si konstruksion apo mbulesë varri. Nuk u zbulua murana dhe unaza e tumës qe është karakteristike për disa tuma të zbuluara në Kosovë. Riti i varrimit ishte kryesisht me trup vënje por kishte edhe varre me trup djegie. Tumat ishte ndërtuar fillimisht mbi varrin qendror të bronzit të hershëm (Tuma II në lagjen Pepaj), pastaj janë përdorur gjatë bronzit të vonë, periudhës së hekurit dhe një varr i cili i takon antikitetit të vonë. Inventari i tyre ishte jashtëzakonisht i pasur, dhe përbëhej kryesisht nga prodhime lokale por me prani të konsiderueshme të importeve. Varret ishin të pasura me armë të ndryshme, enë të qeramikës, stoli bronzi, hekuri e argjendi të periudhave të ndryshme prehistorike dhe që janë tregues te veçantë te kulturës prehistorike iliro-dardane. Disa varre, gjykuar mbi praninë një inventari të pasur i takojnë aristokracisë fisnore dardane.