Ura e gurit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015



Historiku


Ura është ndërtuar mbi lumin Remnik, i cili kalon përgjatë fshatit Fortesë. Fshati Fortesë gjendet 7 km në jugperëndim të Rahovecit. Duke u bazuar në teknikën e ndërtimit, materialet dhe formën, supozohet se ura daton nga shek. XVI. Ura ka qenë në funksion të pandërprerë të banorëve të fshatit që nga koha e ndërtimit e deri më sot. Ura ka një hark me diametër 7 m, gjatësia e saj është 10.7 m kurse gjerësia rreth 4 m. Harku i urës është ndërtuar në dy rreshta nga gurët shpuzorë – siga. Pjesa e strukturës mbi hark është ndërtuar me gurë gëlqerorë të thyer, të lidhur me llaç gëlqeror. Traseja ka qenë e shtruar me kalldrëm, kurse kah fundi i shek. XX është niveluar dhe shtruar me pllakë betoni për t’iu përshtatur transportit motorik. 150 metra në verilindje të kësaj ure gjendet edhe një urë guri me dimensione më të vogla. Prezenca e lokalitetit arkeologjik nga periudha romake dhe e dy urave nga guri na paraqiten si dëshmi materiale për vjetërsinë e këtij lokacioni: dhe për zhvillimet urbanistike të zhvilluara që nga periudhat e hershme romake dhe mesjetare. Në vitin 2011 muret rrethuese të lumit Remnik janë ndërtuar me gurë gëlqerorë, dhe ura e vjetër është integruar në këtë kompleks duke krijuar një peizazh kulturor karakteristik.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003415


Emri: Ura e gurit


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Prizren



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Rahovec


Qyteti/Fshati: Fortesë


Lokaliteti: Qendra e fshatit


Kodi Postar: 21000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XVI