Tyrbja e Bajraktarit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Tjetër Data e Mbrojtjes: 244-50/1977


Lloji i Mbrojtjes: Zonë e Veçant e Mbrojtur Data e Mbrojtjes: 2008


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014-2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016



Historiku


Tyrbja e Bajraktarit gjendet në të dalë të qytetit të Prishtinës në drejtim të Vushtrrisë, në rrafshnaltën e quajtur Mazgit dhe i përket shek. XIV. Në rrafshnaltë përpos Tyrbes së Bajraktarit gjendet edhe një numër i varreve turke. Thuhet të jetë ndërtuar për bajraktarin e Sulltan Muratit, të quajtur Mestan, të nderuar me titullin e dëshmorit (në gjuhën turke Gazi), sipas të cilit edhe e ka marrë emrin kjo tyrbe. Tyrbja i takon tipit të mbyllur të tyrbeve një hapësinore të mbuluara me kupolë. Ka bazë tetëkëndëshe me mure të punuara prej gurëve të papërpunuar. Murosja me gurë përfundon aty ku fillon formimi i tamburit të verbër gjashtëmbëdhjetëfaqësh dhe theksohet me një kurorë gurësh të përpunuar. Edhe nga ana e brendshme murosja mbaron me një kurorë karakteristike me bazë në formë rrethore dhe me profil oval nga terakota. Mbi kurorë është i vendosur tamburi. Vëllimi i tyrbes është shprehje e kompozimit gradual mes trupave të thjeshtë gjeometrikë, nga tetëkëndëshi në planimetri në gjashtëmbëdhjetëkëndësh në tambur, duke u bashkuar të gjitha këto në kupolën e cila dominon tërë këtë kompozicion arkitektonik. Tyrbja nuk ka elemente dekorative, përpos profileve të hapjeve, derës dhe katër dritareve me gurë të përpunuar. I tërë objekti, brenda dhe jashtë, është i suvatuar dhe i ngjyrosur me gëlqere, ndërsa kupola është e mbuluar me plumb.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002961


Emri: Tyrbja e Bajraktarit


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK - Prishtinë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Obiliq


Qyteti/Fshati: Obiliq/Shkabaj


Lokaliteti: Fshati Shkabaj-Gazimestan


Kodi Postar: 15000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIV



Të rejat nga trashëgimia

lajmi 8970

Tyrbja e Sulltan Muratit