Shkolla fillore me park

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-1006/87


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011



Historiku


Shkolla Fillore me Park të Pishave-Dobrushë, Istog Në fshatin Dobrushë të Komunës së Istogut, gjendet godina shkollore, e njohur si Shkolla Fillore me Park të Pishave. Ndërtesa e shkollës si kompozicion arkitekturor i takon shek. XX. Bëhet fjalë për një monument jo të zakonshëm për nga mënyra e realizimit, qoftë nga aspekti i projektimit, po ashtu edhe nga ai ndërtimor. Teknika e ndërtimit është moderne, e kombinuar, pra tullë, beton, gur, dhe dru. Muratimi i takon sistemit masiv me gjerësi të mureve 55cm. E ngritur mbi themele të gurit, shkolla me bazë drejtkëndore, me dimensione 17.07 x 30.52m, (së cilës i është “hequr” një pjesë) paraqet rast tipik të ndërtimit të shkollave në të kaluarën, gjë që bën përjashtim nga objektet tjera. Qeshet e mureve janë me gur të latuar, sikundër edhe dritaret që kanë kornizë të hollë nga guri i përpunuar me formë katërkëndore. Fasadat e objektit janë tipike për shkollat e ndërtuara pas luftës së dytë botërore, janë të suvatuara e të ngjyrosura, me ngjyrë të verdhë në eksterier, ndërsa me të bardhë në mjediset e brendshme. Shkolla ka numër të konsiderueshëm dritaresh të thjeshta, pa dekorime nga materiali plastik. Ato kanë përmasa të mëdha me qëllim të krijimit të mjaftueshëm të ndriçimit nëpër klasa. Ndërtesa ka kulm me konstruksion druri mbuluar me tjegulla. Skema kompozicionale e brendisë së objektit përmban një korridor të zgjatur i cili krijon komunikimin me klasa të cilat ndodhen anash. Ndërsa në pjesën fundore të kësaj hapësire gjendet salla e mësimdhënësve dhe nyja sanitare. Vlerë të veçantë këtij ambienti i shton parku i cili ndodhet në hyrje të shkollës, dhe përmban numër të madh të pishave të cilat janë të mbjellura mjaft dendur. Përgjatë viteve, konform nevojave për zgjerim të shkollës, ka pas ndërhyrje restauruese. Pas vitit 2000 objekti është restauruar dhe janë ndërtuar disa anekse. Shkolla mban emrin e figurës së shquar kombëtare Fan Stilian Noli. Vazhdon të jetë funksionale dhe në shërbim të sistemit edukativo-arsimor për nxënësit e mësimdhënësit e Dobrushës dhe fshatrave përreth.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002824


Emri: Shkolla fillore me park


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Pejë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Istog


Qyteti/Fshati: Fshati Dobrushë


Lokaliteti: Dobrushë


Kodi Postar: 31000


Emri i rrugës: Fshati Dobrushe



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Moderne


Shekulli: XX