Shëpia e familjes Bilurdagu Grazhdo

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1100/55


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2010


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012



Historiku


Shtëpia e familjes Grazhdo gjendet në pjesën rrafshinore të qytetit, në lagjen e Sarait të vjetër. Ky objekt është ndërtuar në shek. XVIII ndërsa është renovuar dhe adaptuar në shek.XIXtë në një hapësirë të madhe me objekte përcjellëse. Në oborrin e saj në pjesën lindore gjendet edhe mutfaku (kuzhina verore) që ka mjaft rekuizita të kohës. Është shembull i arkitekturës orientale të tipit rrafshinor. Objekti ka pasur funksion administrativ (Saraji i Bejlerbeut) e pastaj objekt banimi. Është i ngritur në etazh dhe është i ndarë simetrikisht në dy pjesë. Dekorimet në ballinën kryesore janë karakteristike, si lëshimet mbi etazh në formë të arkitrave. Janë dy shtylla mbajtëse me jastëk të punuar dhe dekoruar me elemente vegjetative. Enterieri i objektit është i pasur me elemente etnografike. Drugdhendja është shumë e theksuar dhe është punuar me një mjeshtëri të rallë. Ndërtesa shfrytëzohet nga dy familje, me ç'rast është ndarë në dy pjesë simetrike nëpërmjet ndërtimit të murit nëpër aksin gjatësor. Gjatë viteve të fundit (2010-2012) ndërtesa ka përjetuar disa intervenime restaurimi, me ç'rast është bërë restaurimi i kulmit dhe i fasadës. Me formën karakteristike, trajtimin e pasur artistik në enterier dhe eksteriar, elementet përcjellëse sikurse oborri i shtruar me kalldrëm dhe mutfaku, kjo ndërtesë paraqet një shembull të arkitekturës orientale të banimit, të tipit rrafshinor.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000469


Emri: Shëpia e familjes Bilurdagu Grazhdo


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Prizren



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Prizren


Qyteti/Fshati: Prizren


Lokaliteti: Saraji i vjetër


Kodi Postar: 200000


Emri i rrugës: "Fehmi Lladrovci"



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XVIII