Cezmja - në Sheshin e Dr. "Ibrahim Rugova"
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2017-2018
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2019
Historiku
Çezma ka formë drejtkëndëshi dhe është e orientuar verilindje-jugperëndim. Është e murosur me gurë të formësuar të lidhur me llaç gëlqeror të bardhë. Në pjesën jugperëndimore ngrihet govata si pjesë përbërëse e çezmës. Çezma ka formë katërkëndëshi me dimensione: lartësia 0.76 m, gjerësia 0.80 m dhe gjatësia 1.33 m. Govata ka formë të gjysmërrethit me dimensione: 1.10 m x 0.50 m. Govata është e ngritur me pllaka gurësh të varreve të ripërdorura (spoli), disa prej të cilave ruajnë mbishkrime epitafesh të shkruara në alfabetin arab. Pllaka qendrore e govatës është katrore dhe ka brinjë të theksuara me gravim në formë të vijës zigzage në mes, me një motiv bimor, prej mesit të së cilës del uji. Datimin e vështirëson gjymtimi i objektit sikurse edhe shkatërrimi i shtresave kulturore gjatë ndërtimeve të viteve ‘50 të shek. XX. Por, gjykuar nga llaçi i çimentos, me të cilin është ngritur pllaka e govatës në anën e poshtme, mund të thuhet që kroi është ngritur në gjysmën e parë të shek. XIX dhe paraqet njërin nga dhjetëra krojet publike të qytetit të Prishtinës. Gjatë viteve ‘50 të shek. XX në afërsi të kroit janë gjetur themelet e një xhamie dhe copa gurësh plastikë mermeri (pjesë varresh), të zvarritur e të dëmtuar. Objekti i ndërtuar per ekspozim dhe mbrojtje te çezmës është ideuar dhe projektuar nga Arkitektet Merita Gorani Bajri dhe Valbona Saliuka.