Çezma e Sahit Agës

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2006


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2021



Historiku


Në afërsi të qyteti të Gjilanit, në dalje të qytetit kah fshati Malishevë, gjendet Çezma e Sahit Agës. Ky ndërtim u realizua, sipas të dhënave që janë marrë nga pronari i çezmës, para njëqind viteve. Pra, është ndërtuar në të njejtën kohë kur është ndërtuar edhe shtëpia - kullë e Sahit Agës. Çezma është e ndërtuar nga gurë të latuar dhe jo të latuar. Në pjesën e përparme, ku edhe buron uji përmes një gypi metalik, ka një gravim të thelluar në formë të gjysmëharkut me majë, ndërsa në mes ka një të çelur në formë të një dritareje të vogël (nishë) që ka shërbyer sigurisht për vendosjen e enës për të pirë ujë. Ndërsa mbi çezme është i vendosur një gurë në formë sferike. Është vizituar dhe fotografuar disa herë radhazi nga viti 2006, ndërsa në dhjetor 2014 është bërë incizimi dhe përpunimi kompjuterik nga QRTK-Gjilan. Opinion nga vizita ekipit ne vitin 2021: Meqë ka rëndësi për vjetërsinë dhe ka vlera arkitekturore. Rëndësia e saj qëndron edhe në faktin se është ndër objektet e pakta të qytetit. Ekipi vlerëson se çezma e Sahit Agës, duhet të jetë pjesë e LTKMP.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000106


Emri: Çezma e Sahit Agës


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Gjilan


Qyteti/Fshati: Gjilan


Lokaliteti: Gjilan - Në të dalë të Gjilanit kah fshati Malishevë.


Kodi Postar: 60000


Emri i rrugës: Rruga e Malishevës



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Moderne


Shekulli: XX