Fortesa parahistorike e Bellaçecit (Bardh i Madh)

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1977


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012



Historiku


Fortesa e Bellaçecit (Bardh i Madh) gjendet mbi një kodër të mbrojtur nga konfiguracioni i terrenit natyror nga anët veriore, jugore dhe lindore, ndërsa nga perëndimi mbrohet nga ledhet gjegjësisht hendeqet mbrojtës. Fare pranë, poshtë saj, kalon lumi Drenicë, kurse qindra metra në veri të fortesës ngrihet mali i Çiçavicës. Kalaja e lashtë ka trajtë trapezoide me sipërfaqe të brendshme 70 x50 metra, kurse rrethina e jashtme është disa hektarësh dhe karakterizohet prej radhësh ledhesh apo mure të thata të mbushura me gurë dhe dhé. Pozita e shkëlqyeshme strategjike dhe gjeografike e kësaj fortese të lashtë, mundëson vëzhgimin e një zone shumë të gjerë drejt horizontit të fshatrave të Fushë-Kosovës. Shtresa kulturore kishte ruajtur për mbi njëzet e tetë shekuj enë qeramike të dekoruara me kanelyra dhe vija të pikëzuara tipike për stilin dardan të kohës së hekurit, këto të njohura në krijimtarinë dhe prodhimtarinë e punimit të qeramikës rajonale dhe lokale. Hulumtimet arkeologjike në formë të sondazheve kontrolluese në këtë lokalitet janë zhvilluar në disa etapa; që nga fundi i të gjashtëdhjetave të shek. XX për t’u vazhduar edhe gjatë viteve në vijim. Një incizim apo surve me aparaturë gjeomagnetike në vitin 2011, ka regjistruar gjurmë të ndryshme të ambienteve të nëndheshme të saj, të cilat presin ditën për të dalë në pah. Ky lokalitet datohet që nga shek. VIII e deri në shek V p.e.s.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000712


Emri: Fortesa parahistorike e Bellaçecit (Bardh i Madh)


Klasa: Lokalitet Arkeologjik


Institucioni: IAK



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Fushë Kosovë


Qyteti/Fshati: Bellaçec/Bardh i Madh


Lokaliteti: Kalaja e Bellaçecit/Bardh i Madh


Kodi Postar: 12000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkeologjike


Periudha: Epoka e Bronzit


Shekulli: XIII