Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes: 2013


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2013


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2016


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2017-2018


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2019



Historiku


Me themelimin e Universitetit të Prishtinës në vitin 1970, si dhe me ndryshimet kushtetuese të Federatës Jugosllave të bëra në vitin 1974, Kosova merr një pozicion shumë më të favorshëm sesa e kishte më parë. Të gjitha këto ndryshime u reflektuan natyrshëm edhe në zhvillimet urbane dhe arkitektonike, e sidomos në kryeqendrën e saj Prishtinën. Një nga veprat më të rëndësishme të kësaj periudhe është edhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës e projektuar nga arkitekti Andrea Mutnjakovic. Biblioteka Kombëtare e Kosovës është paraparë sipas “Zgjidhjes ideore urbanistike - Qendra Universitare në Prishtinë”, të punuar nga Enti për urbanizëm dhe projektim, Prishtinë, tetor 1971, me projektues kryesor Ark. Bashkim Fehmiu. Detyrimet dhe propozimet të dala nga ky plan janë marrë në konsideratë vetëm nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakovic gjatë projektimit të Bibliotekës Universitare, i cili në fakt është i vetmi objekt i ndërtuar bazuar në planin urbanistik të profesorit Bashkim Fehmiu. Ndërtimi i ndërtesës së Bibliotekës u bë pjesë e Planit shoqëror të Zhvillimit të KSA të Kosovës 1971-1975. Kuvendi i KSA të Kosovës, nxori më 1974, Ligjin mbi ndërtimin e Bibliotekës Popullore dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë. “Ky pallat flet me shekujt. Shekujt do të flasin për këtë pallat” Institucioni i parë bibliotekar qendror në Kosovë u themelua në Prizren në dhjetor 1944. Më 1947 Biblioteka regjionale shpërngulet në Prishtinë. Më 1952 ndërprehet veprimtaria dhe fondet e Bibliotekës barten në bibliotekën e qytetit “Miladin Popovic” në Prishtinë. Në vitin 1956 themelohet Qendra bibliotekare e KAKM-së që kishte veprimtari administrative. Biblioteka regjionale e KAKM-së themelohet me vendimin e Këshillit Krahinor më 1961, pas nxjerrjes së Ligjit nga RP e Serbisë për bibliotekat, me të cilin njësitë politiko-territoriale obligohen që t’i përcaktojnë bibliotekat amë. Kjo bibliotekë e nisi punën me kuadrin e Qendrës bibliotekare e cila e ndërpreu veprimtarinë më 1962. Në vitin 1970 Biblioteka popullore Krahinore emërtohet Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës, kur e fiton statusin e bibliotekës nacionale, kurse pas themelimit të UP-së fiton edhe statusin e bibliotekës universitare. Për shkak të rritjes së kërkesave për kapacitetin e bibliotekës merret vendim të ndërtohet ndërtesa e re, e cila filloi të ndërtohet në gusht 1974 dhe përfundoi në shtator 1981. Biblioteka gjatë veprimtarisë së vet shumëvjeçare disa herë e ndërroi objektin, derisa u ndërtua ndërtesa e re më 1981. Më 15 maj 1975 u vu gurëthemeli i ndërtesës së Bibliotekës. Vlera historike: Ndërtesa monumentale e “Bibliotekës Kombëtare të Kosovës – Pjetër Bogdani”, me stilin e saj arkitektural, pozitën dhe funksionin, paraqet një prej ndërtesave më të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të qytetit të Prishtinës. Qysh nga koha e ndërtimit e deri më sot është biblioteka e vetme në Kosovë me përmasa, arkitekturë e funksion të tillë. Hapja e këtij institucioni “monumentit të përhershëm të librit” është ngjarje historike që shënon një etapë të rëndësishme të zhvillimit të tij me rëndësi kulturore, arsimore dhe shkencore. Vlera shoqërore: Është tejet e rëndësishme për shoqërinë kosovare, pasi që është shfrytëzuar për më shumë se 40 vite nga gjenerata të shumta të studentëve, dhe ka pasë rol kyç në luftën kundër analfabetizmit dhe prapambeturisë, duke dhënë kontribut në krijimtarinë kulturore dhe shkencore. Vlerat artistike: E ndërtuar në vitin 1974-1981, paraqet një tërësi unike arkitekturale si në eksterier ashtu edhe në enterier të dizajnuar deri në detaje. Kombinimi i ngjyrave, materialeve, elementeve dekorative në mure, inventarit (karrige, tavolina e dollapë) i jep freski dhe përpos vlerës estetike e arkitekturale, i jep kësaj ndërtese edhe vlerën e raritetit, jo vetëm në qytetin e Prishtinës, por në tërë Kosovën. Vlerën më të madhe kësaj ndërtese ia jep origjinaliteti i ruajtur, sidomos në enterier, ku po thuajse ende çdo gjë frymon nga vitet e ndërtimit të saj. Vlerë e shtuar e kësaj ndërtese janë koleksionet e librave, sidomos koleksionet e rralla, të cilat janë pasuri kombëtare dhe duhen ruajtur dhe mbrojtur.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003639


Emri: Biblioteka Kombëtare e Kosovës


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK - Prishtinë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Prishtinë


Qyteti/Fshati: Prishtinë


Lokaliteti: Qendra Universitare e qytetit të Prishtinës


Kodi Postar: 10000


Emri i rrugës: Rr. Agim Ramadani Prishtinë



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha:


Shekulli: XX