Lokaliteti Parahistorik Rigjeva në Gllarevë

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 1973


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2016



Historiku


Lokaliteti arkeologjik i Gllarevës ‘Rigjeva’ gjendet në qendër të fshatit Gllarevë (komuna e Klinës), në krahun e djathë të rrugës Prishtinë- Pejë, e shtrirë në tokat punuese të Rigjevës. Ky lokalitet është identifikuar rastësisht në vitin 1973. Gërmimet e zhvilluara arkeologjike në vitet ‘80 u përqendruan në dy lokacione njëra afër tjetrës, që rezultuan me zbulimin e dy nekropoleve; të varreve me varrosje të lirë dhe të konstruktuara me pllaka gurësh e me bazë të mbushur me guralecë, si dhe të varreve me djegie. Në aspektin kronologjik, ky lokalitet u datua në kohën e fundit të bronzit të mesëm. Në mesin e shumë varreve të hulumtuara aty, përveç materialit të pasur arkeologjik që ka shërbyer si inventar varri, veçohen disa shpata bronzi tipike mikenase, që më së miri ilustron faktin se shkëmbimet, gjegjësisht kontaktet me qendrat antike greke tashmë ishin konsoliduar.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 003596


Emri: Lokaliteti Parahistorik Rigjeva në Gllarevë


Klasa: Lokalitet Arkeologjik


Institucioni: IAK



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Klinë


Qyteti/Fshati: Gllarevë


Lokaliteti: Rigjevë


Kodi Postar: 32000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkeologjike


Periudha: Epoka e Bronzit


Shekulli: