Manastiri burg në Hajnoc

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2014



Historiku


Manastiri gjendet në fshatin Hajnoc, i cili gjendet në veri të Kamenicës, në aksin rrugor Kamenicë - Strezoc. Është i ndërtuar mbi një kodrinë të vogël afër rrugës së asfaltuar. Pranë këtij objekti në rrugë gjendet edhe tabela informuese ku shkruan “TAMNICA”( në gjuhën shqipe BURGU). Manastiri daton nga shekulli XIV, kurse rrënojat e mureve që gjenden para manastirit mendohet që datojnë nga periudha iliro-romake. Sipas disa të dhënave, ky manastir është ndërtuar mbi themelet e një kishe të vjetër që duhet të ketë qenë e kohës iliro-romake, e cila nga komuniteti vendas quhej Kisha e Rimit. Kjo shihet edhe në shtresat e murit. Në lokalitet është gjetur edhe një bazilikë që daton nga periudha bizantine. Nga kisha e vjetër kanë mbetur vetëm rrënojat e mureve deri në lartësi 1 metër, të cilat pas viteve ’55/’60 të shek. XX janë restauruar. Ngjitur me manastirin gjatë shekullit XIV është ndërtuar kisha e re e cila është kishë e vogël njëkatëshe. Ndërtimi është realizuar me gurë të latuar dhe gjysmë të latuar të lidhur me llaç. Rendet e tullave janë përdorur si breza horizontale në strukturë të mureve dhe në formësimin e harqeve të hapjeve. Hyrja në kishë realizohet nga porta e drurit, e punuar me kornizë nga gurë të gdhendur me hark gjysmë rrethor në pjesën e sipërme. Kisha mbulohet me kulm dy ujor, të mbuluar me tjegulla argjile. Në enterier gjenden fragmente të afreskeve që datojnë nga shek. XIV. Ky lokalitet me ndërtimet që datojnë nga kohë të ndryshme paraqet një rast karakteristik të integrimit të periudhave të ndryshme ilire-romake-bizantine-mesjetare.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000856


Emri: Manastiri burg në Hajnoc


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Kamenicë


Qyteti/Fshati: Hajnoc


Lokaliteti: Hajnoc-(Kamenicë)


Kodi Postar: 62000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Mesjetë e Vonë


Shekulli: XIV