Lokaliteti Parahistorik (Neolitik) i Runikut
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-338/81
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Lokaliteti neolitik i Runikut ndodhet në komunën e Skenderajt, në fshatin Runik, e pozicionuar në pllajën e Drenicës, rreth 25 km në jugperëndim të Mitrovicës dhe rreth 10 km në veriperëndim të Skenderajt dhe gjendet në aksin rrugor që lidh Skenderajn me Istogun. Këtu është dëshmuar një nga vendbanimet më të hershme neolitike të Kosovës që i takon Kulturës së Starçevës, përkatësisht mileniumit të gjashtë p.e.s. dhe pasqyron një qytetërim të zhvilluar të kohës së gurit të ri. Ky lokalitet arkeologjik është hulumtuar gjatë viteve 1966-68 dhe sërish në vitin 1984. Hulumtime këto me karakter sondazhi të shtrira në rreth 35 parcela private të lagjes Dardania, me ç’rast u zbuluan mbetje dhe fragmente të shumta qeramike të periudhës neolitike (6500- 3500 p.e.s.) gjegjësisht u dëshmuan kultura e Starçevës dhe ajo e Vinçës. Hulumtime më të avancuara u zhvilluan edhe gjatë muajit Mars të vitit 2010, këto të karakterit të surveut sipërfaqësor apo njohur si prospektim apo incizime gjeofizike me magnetometër, të cilat u zhvilluan në dy pjesë të këtij areali arkeologjik, që së bashku kapte një sipërfaqe prej rreth 10000 metra katrorë. Ky vendbanim i hapur i periudhës së gurit karakterizohej nga kasollet e ndërtuara me trarë druri të lidhura dhe pa nivele të dyshemeve. Nga materiali i lëvizshëmarkeologjik zbuluar në këtë vendbanim neolitik dominojnë fragmente të qeramikës monokrome me lustër të kuqe, si dhe enë të zbukuruar në teknikën barbotine dhe impreso, por ka edhe qeramikë të pikturuar dhe me motive lineare e gjeometrike. Gjithashtu këtu janë dëshmuar edhe figurinat antropomorfe e tavolina (altar) kulti Nga enët e ndryshme zbuluar në Runik, vëmendjen e tërheq një vazo e punuar në argjilë dhe e pjekur, e lyer me ngjyrë okër dhe e pikturuar me ngjyrë të zezë të errët, e zbukuruar në formë të spirales me motiv të pëllëmbës së dorës. Nga zbulimet e shumëllojshme në këtë lokalitet reprezentativ neolitik, veçohet një artefakt unik jo vetëm për territorin e Kosovës por edhe për rajon. Ky ekzemplar i punuar nga argjila e pastruar mirë dhe e pjekur, me një lartësi prej vetëm 8 cm dhe e vrimuar si në boshtevrima për gishtërinjë poashtu dhe në aksin më të lartë-pipëza, kishte shërbyer si një instrumenti frymor muzikor, një lloj fyelli neolitik. Instrumenti ishte pagëzuar me emrin Okarina e Runikut dhe është instrumenti me i hershëm muzikor i zbuluar në Kosovë. Tingujt dhe vibrimet e ngrohta të lëshuara nga ky instru ment, na transmetojnë botën e pasur shpirtërore e muzikore të njeriut neolitik të kësaj treve.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002944
Emri: Lokaliteti Parahistorik (Neolitik) i Runikut
Klasa: Lokalitet Arkeologjik
Institucioni: IAK
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Skënderaj
Qyteti/Fshati: Runik
Lokaliteti: Lagjia Dardania në Runik
Kodi Postar: 40700
Emri i rrugës: Nuk ka
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkeologjike
Periudha: Neolit
Shekulli:
Të rejat nga trashëgimia

Veshje popullore burri
Xhamia në Syriganë

Veshje popullore gruaje
Shtëpi banimi-Fetah Loshi

Kullë - Rexhë Gashi