Lokaliteti shumë shtresor në Hisarë

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Tjetër Data e Mbrojtjes: 02.-459/58


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012



Historiku


Lokaliteti arkeologjik, gjegjësisht, vendbanimi prehistorik i Hisarit ndodhet në anën jugperëndimore të Suharekës, e vendosur në një plato (tarracë) që dominon mbi rrafshin në anën veriore dhe e pozicionuar midis Suharekës në veri dhe Shirokës në jug, në krahun e djathtë të rrugës Suharekë–Prizren. Tarraca ka sipërfaqe të sheshtë eliptike me diametrat 180 x 90 m dhe një sipërfaqe prej rreth 1.1 ha e me lartësi mbidetare prej 422 m. Gërmimet e para në këtë lokalitet janë zhvilluar në disa sezone; 1961-1963, 1978 dhe pas një ndërprerje te disa dekadave, për të vazhduar në vitet 2003-2004. Materiali arkeologjikë i zbuluar këtu gjatë gërmimeve i përket periudhës që fillon nga neoliti i vonë deri në periudhën e hekurit dhe në veçanti ka vlera të veçanta për studimin e kulturës materiale të banorëve autoktonë dardanë. Hisari përfaqëson një qendër të rëndësishme të prehistorisë rajonale e ballkanike, ku gjatë epokës eneolitike lulëzoi një qytetërim i vërtetë parahistorik.



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 002996


Emri: Lokaliteti shumë shtresor në Hisarë


Klasa: Lokalitet Arkeologjik


Institucioni: IAK



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Suharekë


Qyteti/Fshati: Suharekë


Lokaliteti: Hisar


Kodi Postar: 23000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkeologjike


Periudha: Neolit


Shekulli: