Lokaliteti neolitik i Reshtanit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011-2012
Historiku
Reshtani është një vendbanim neolitik i pozicionuar në prapatokën e Suharekës (në aksin ku sot kalon autostrada Suharekë-Prizren). Ky lokalitet është hulumtuar në vitet 1966/67, gërmime të cilat kishin karakter sondazhi. Gjatë muajit mars të vitit 2011, një sipërfaqe e konsiderueshme e këtij lokaliteti është incizuar me instrumente gjeofizike dhe po gjatë këtij viti janë zhvilluar gërmime me karakter shpëtimi që kapte një sipërfaqe prej 250 m². U evidentuan tri horizonte banimi të neolitit të mesëm dhe fillimit të neolitit të vonë (4200-3800 p.e.s.). Në shtresën kulturore të trashësisë 2 metra, janë zbuluar gjurmë të tri horizonteve të banimit të shtëpive me gjithë vatër dhe hendeqe. Në bazë të fragmenteve të qeramikës së zbuluar, si në formë, ashtu dhe në ornamentikë, është konstatuar se krahas Kulturës së Vinçës, kemi një prani shumë të fuqishme edhe të kulturës adriatikase të Danilos.