Manastiri i Binaçit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Zonë e Veçant e Mbrojtur Data e Mbrojtjes: 2008
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014
Historiku
Në fshatin Buzovik, komuna e Vitisë, gjendet Manastiri i Shën Mëhillit, që daton nga shek. XIV. Manastiri përbëhej nga objekti i kishës dhe konakut dhe rrethojës prej muri. Manastiri tashmë është shkatërruar. Kisha shtrihet në drejtimin perëndim – lindje, ka dimensione të vogla 3.7 x 5.4 metra. Baza e saj është e dukshme, ndërsa muret anësore janë të shtrira prapa bazës. Lartësia më e madhe e mureve të mbetura është rreth 80 cm. Në lindje të kishës ende ruhet një pjesë e absidës, ndërsa pranë saj ndodhet altari. Dyshemeja është e shtruar me gurë të latuar, ndërsa në mes të saj ndodhet një dekorim i veçantë, me motiv të diellit. Muret kanë një gjerësi prej 80 cm. Nga mbetjet, përkatësisht rrënojat, vërehet se kisha është ndërtuat prej gurëve, tullave dhe llaçit prej gëlqereje. Hyrja e kishës ndodhet në perëndim. Nga gjurmët e mbetura duket se kjo kishë nuk kishte transept për të krijuar formën e kryqit latin. Në anën perëndimore nga gjurmët mund të konstatohet se mund të ketë ekzistuar edhe narteksi. Në veri të kishës, rreth 11.70 m ndodhet konaku i manastirit. Konaku është i ndërtuar nga gurët, hatullat, llaçi prej balte dhe qerpiçët, me të cilët është ndërtuar kati mbi përdhese. Konaku ka përmasat 10 x 17 metra. Një trakt i murit rrethues ndodhet më në veri të konakut, rreth 15 m. Manastiri është në gjendje rrënoje dhe hapat e ardhshëm që mund të ndërmerren janë konservimi i pjesëve të mbetura, prezantimi dhe përkufizimi i hapësirës.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002745
Emri: Manastiri i Binaçit
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Gjilan
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Viti
Qyteti/Fshati: Fshati Buzovik
Lokaliteti: Buzovik-(Viti )
Kodi Postar: 61000
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Mesjetë e Vonë
Shekulli: XIV
Të rejat nga trashëgimia
Xhamia e Sllatinës së Epërme
Oda e Haxhi Ahmetit
Shokë burri
Shtëpia e Haxhi Ahmetit
Xhamia e Gërmovës