Lokaliteti Arkeologjik-fortifikata Suka e Cërmjanit
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: E.K. 02-108/70
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012-2014
Historiku
Mbi një kodër të lartë rreth 500 metër mbi nivelin e detit, në pjesën veriore të fshatit Cërmjan, me një pozitë dominuese gjeostrategjike, pozicionohet Suka e Cërmjanit një vend gjetje arkeologjike njohur dhe si Kështjella e Cërmjanit. Muret e saj përcjellin izohipsat e konfiguracionit të terrenit shkëmbor në një sipërfaqe prej rreth 1.3 hektarë. Kështjella e Sukës së Cërmjanit i ka të gjitha tiparet e një vendbanimi të fortifikuar të Antikitetit të Vonë, por në bazë të dokumentimit arkeologjik, aty është dëshmuar vazhdimësia e jetës që nga Periudha e Hekurit e deri te Periudha e Mesjetës së Hershme. E veçanta e kësaj kështjelle është komunikimi visual me; Kështjellën e Dollcit dhe kështjellën e Jerinës së Pogragjës të Klinës në veri, me kështjellën e Radacit dhe të Jabllanicës së Pejës në veriperëndim, qyteti i Gjakovës shihet në horizont drejt jugperëndimit, fortesa e Zatriqit të Rahovecit shihet në verilindje-lindje, si dhe drejt jugut shfaqen peizazhet e kodrinave dhe fushave të cilat shkojnë deri tek këmbët e bjeshkës së Pashtrikut.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002085
Emri: Lokaliteti Arkeologjik-fortifikata Suka e Cërmjanit
Klasa: Ansambël
Institucioni: IAK
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Gjakovë
Qyteti/Fshati: Cermjan
Lokaliteti: Suka e Cermjanit
Kodi Postar: 50000
Emri i rrugës:
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Epoka e Bronzit
Shekulli:
Të rejat nga trashëgimia
KULLA E SAHATIT
Muzeu Etnografik
Kulla e Ahmet Islamit
Kulla e Avdullah Pashë Drenit
Ura e Tabakëve