Kulla e Ymer Vesel Rexhaj
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012
Historiku
Kulla e Ymer Veseli Rexhaj, Jabllanicë e Vogël-Pejë Në fshatin Jabllanicë e vogël e Pejës, në kuadër të një kompleksi banimi, nga mjeshtër popullor shqiptar të Podgurit, në shekullin XIX u ndërtua kulla dy katërshe (sipas njehsimit popullor) e familjes Rexhaj, e cila përmban karakteristikat e objekteve fortifikuese familjare, e që janë cilësore edhe për ndërtimin e tipit të njëjtë jo vetëm në Podgur por dhe më gjerë. Kulla është e ndërtuar nga guri i latuar, mbi bazë drejtkëndore me etazhitet P+1. Ka konstruksion meskatësh nga druri. Ndërsa në pikëpamjen kompozicionale veçohet me dyshekllëkun e gurit me katër hapje të vogla harkore në rrafshin e fasadës. Për nga aspekti funksional kulla ka dy nivele me funksione sipas radhës: odat e familjes, korridori dhe banjo në përdhese, ndërsa oda e burrave, divahanja, korridori dhe banjo gjenden në katin e lartë. Në afërsi të kullës është edhe një derë e cila lidh objektin me aneksin e qerres së kafshëve dhe dyert e oborrit të cilat janë të punuara nga druri. Karakteri fortifikues i kullës theksohet nga mos prania e hapjeve kah rruga në katin përdhese, i cili kishte funksionin e depos. Përgjatë kohës kulla shumë pak ka pësuar transformime. Ndryshimet janë evidente vetëm në pullaz. Fatmirësisht objekti ka shpëtuar nga djega përgjatë luftës së fundit në Kosovë. Mirëpo ka disa dëmtime të vogla nga faktori kohë, të cilat janë evituar me disa ndërhyrje të vogla në kulm.
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 000779
Emri: Kulla e Ymer Vesel Rexhaj
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Pejë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Pejë
Qyteti/Fshati: Fshat Jabllanicë e vogël
Lokaliteti: Jabllanicë e vogël
Kodi Postar: 30000
Emri i rrugës: Jabllanicë e vogël
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XIX
Të rejat nga trashëgimia
Shtëpia e Emin Musës (Ehat Musës)

Tyrbja e Dades Hatë
Kulla e Jashar Pashës
Kulla e Goskajve

Kulla e Binak Dinës