Kulla e Zenel Beut

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Inventarizuar Data e Mbrojtjes:


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 950/55


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012



Historiku


Kulla e Zenel Beut Në pjesën qendrore të qytetit në Pejë, gjendet kulla monumentale shqiptare e Rrafshit të Dukagjinit, e njohur si Rezidenca e Begut, apo Kulla e Zenel Beut, e cila si ndërtim u realizua në vitin 1854, përkatësisht dekadën e fundit të shekullit XIX. Meqë ishte banesë e fortifikuar, pos vlerës së mirëfilltë si objekt banimi, kulla tri katëshe (sipas njehsimit popullor) kishte edhe karakter mbrojtës. Si ndërtim arkitekturor shtrihej në tre etazhe, me shumë ambiente e funksione të ndryshme. Në përdhese kishte magazinën, në kat oda të banimit, përderisa në katin më të lartë ka ekzistuar oda e burrave. Si skemë kompozicionale ndërtimi i takon kullave tradicionale të Rrafshit të Dukagjinit, me elemente të stilit neoklasik. Struktura e murosjes thuaja në tërësi është nga gurët e latuar dhe i takon teknikës rustika, ka bazë katrore dhe çati katërujore mbuluar me tjegulla tradicionale. Karakteristikë e veçantë është dyshekllëku në katin e dytë, që në formë erkeri del në dy fasadat e objektit.. Kulla kryesisht është shfrytëzuar si objekt banimi, por në periudha të ndryshme ka pasur edhe ndryshime afat shkurtra të destinimit. Përgjatë periudhës së Lëvizjes nacionale-borgjeze të Xhonturqëve ka pësuar transformime në elemente konstruktivo-arkitekturale, konkretisht në hapjet e dritareve të katit më të lartë. Po ashtu edhe në vitin 1945 (kur u konfiskua nga pushteti i atëhershëm) janë bërë disa ndryshime



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 001005


Emri: Kulla e Zenel Beut


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Pejë



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Pejë


Qyteti/Fshati: Qytet Pejë


Lokaliteti: Pejë


Kodi Postar: 30000


Emri i rrugës: Rr. Xhevat Begolli



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Osmane


Shekulli: XIX