Kulla e Xhelë Hajdinit

Statusi


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 09.10.2015


Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2021



Historiku


Në fshatin Terziaj komuna e Gjilanit, gjendet kulla e Xhelë Hajdinit e cila është ndërtuar në vitin 1947. Kulla ka pasur dhe ka funksion të banimit. I ka dy etazhe, përdhesën dhe katin e parë i cili është shtuar më 1950. Ndërtimi i takon teknikës vernakulare dhe është realizuar nga gurët e latuar dhe më pak të latuar, druri, llaçi i baltës dhe qeramidet. Dritaret i ka të vogla në formë katrore, prej druri. Karakteristikë e kësaj kulle është se muret nuk kanë hatulla. Kulla është katrore, 10 me 10 m. Përdhesa ka një korridor dhe dy kthina. Njëra kthinë, ajo në të majtë të korridorit, shfrytëzohej si dhomë zjarri. Ka dy dritare dhe drita depërton më mirë, ndërsa kthina në të djathtë është e ndarë me murin prej qerpiçësh dhe ka vetëm një dritare, me pakëz dritë, dhe është përdorë për dhomë ndeje. Komunikimi vertikal me katin është realizuar nëpërmjet shkallëve të jashtme prej druri, me mbulesë të veçantë. Një ballkon në anën e përparme të shtëpisë komunikon me katër dhomat e katit. Tri prej tyre janë të mëdha, ndërsa njëra është më e vogël. E vogla ka shërbyer si fllanik ose qilar. Kjo dhomë i jep katit formën e një L-je të shtrirë. Tri dhomat tjera, njëra pas tjetrës radhazi, kanë shërbyer për fjetje. Dhoma e parë ka dy dritare, ndërsa tri tjerat kanë vetëm nga një dritare. Dy nga tri dhomat që janë në pozitë lineare kanë gjiriz, ndërsa vetëm ajo e mesit nuk ka. Por, të tria kanë oxhaqe. Dyshemeja e tyre është bërë me dërrasa të trasha prej bungu, që janë mjaft të forta edhe sot. Dhomat kanë dysheme më të ngritur sesa dyshemeja e ballkonit. Muret ndarëse të dhomave, përveç murit perimetral, janë bërë me qerpiçë dhe llaç balte. Kulmi është katërujor, i mbuluar me qeramidhe. Opinion nga ekipi i QRTK-së, Gjilan, me rastin e vizitës në nëntor të vitit 2021: Muret e objektit kanë disa të qara duhet bërë ndërrimi i kulmit si i qeramidheve po ashtu dhe trarëve, pasi që kulmi ka filluar të pikojë. Edhe dyert e dritaret janë vjetruar dhe ka nevojë të ndërrohen, duhet intervenuar edhe në dyshemenë e korridorit, sikundër edhe te shkallët e jashtme. Opinion i ekipit te rivleresimit, viti 2021: Duke pasur parasysh stilin e ndërtimit, të cilin ndërtim e hasim shumë rrallë, objekt i ndërtuar krejtësisht me gurë pa as edhe një hatull. Ekipi jep vlerësimin e tij se ky objekt duhet të mbesë në LTKMP, dhe se duhet intervenuar



Emërtimet dhe Referimet


Numri Unik: 000338


Emri: Kulla e Xhelë Hajdinit


Klasa: Monument


Institucioni: QRTK – Gjilan



Lokacioni


Shteti: Kosove


Komuna: Gjilan


Qyteti/Fshati: Terziaj


Lokaliteti: Terziaj -Karadak


Kodi Postar: 60000


Emri i rrugës:



Lloji funksional dhe datimi


Lloji (Tipi): Arkitektuale


Periudha: Moderne


Shekulli: XX