Kulla e Zymer Himës
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012
Historiku
Kulla e Zymer Himës, Deçan Në pjesën e vjetër të Deçanit gjendet Kulla trekatëshe (sipas njehsimit të popullit) e njohur si Kulla e Zymer Himës, e ndërtuar në shek.XVIII. Kulla e Zymer Himës e shtrirë në tre etazhe i takon tipit të vjetër të kullave me dyshekllëk nga druri. Objekti kishte funksion banimi në këtë përbërje: Përdhesa që është shfrytëzuar si ahur, kati i parë si oda banimi, kurse kati i fundit kishte odën e burrave e divahanen. Ndërtimi është realizuar me gurë të latuar (rustika) dhe më pak të latuar. Karakteristikë është dyshekllëku nga druri. Objekti ka çati të thjeshtë katërujore. Kulla si tip i banesave të fortifikuara që u ndërtua në kushte të caktuara historike përveç vlerës së mirëfilltë të banimit, gjatë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u bë simbol i qëndresës dhe luftës për liri e për autonomi. Lufta e fundit 1998/99, ishte shkatërruese edhe për këtë kullë (monument), i cila kishte rëndësi historike, kulturore, e në veçanti arkitekturore. Ndaj pikërisht këto vlera bënë që kulla në vitin 2009 të restaurohet nga OJQ"INTERSOS” me mjetet e dhuruara nga MPJ e Italisë. Pas restaurimit kullës i është kthyer pamja origjinale. Kulla, ka ndërruar pronarin dhe që nga fundi i shekullit XX-të është pronë shoqërore e Entit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturo-Historike. Objekti vazhdon të jetë në shërbim të MKRS, Departamentit të Trashëgimisë kulturore dhe institucioneve përkatëse
Emërtimet dhe Referimet
Numri Unik: 002828
Emri: Kulla e Zymer Himës
Klasa: Monument
Institucioni: QRTK – Pejë
Lokacioni
Shteti: Kosove
Komuna: Deçan
Qyteti/Fshati: Deçan
Lokaliteti: Deçan
Kodi Postar: 51000
Emri i rrugës: Rr "HIMË MUSHKOLAJ
Lloji funksional dhe datimi
Lloji (Tipi): Arkitektuale
Periudha: Osmane
Shekulli: XVIII
Të rejat nga trashëgimia
Kulla e Shaban Gjukaj

Kulla e Demë Ali Pozharit

Kulla e Brahim Hoxhës
Kulla e Muhamet Dervish Qekaj

Kulla e Lah Selmanit