Kulla shqiptare e Jashar Pashës
Statusi
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-1004/67
Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012
Historiku
Kulla e Haxhi Zekës në fshatin Leshan të Pejës është ndërtim arkitektural me vlera kulturo-historike, e ndërtuar nga rilindësi i shquar Haxhi Zeka. Ndërtimi është realizuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Shërbeu për nevojat e familjes së Haxhi Zekës. Kulla ka dy kate (P+2) ku gërshetohen elementet e arkitekturës qytetare me atë fshatare. Kjo sintezë e elementeve arkitektonike vërehet si në eksterier po ashtu edhe në enterier të objektit. Kulla i takon variantit të kullave me dyshekllëk të gurit që del nga muri perimetral në formë anëcaku dhe atë në qoshk të pjesës juglindore. Karakteristikë e këtij ndërtimi është ballkoni që del nga muri perimetral i fasadës jugore dhe atë në katin e tretë. Në enterierin e kullës janë të ruajtura edhe elemente dekorative, si tavani zbukurues nga druri i gdhendur nga mjeshtër me përvojë shqiptarë. Ndërtimi pos vlerës historike e kulturore ka edhe vlera artistike. Si material në realizimin e këtij objekti janë përdorur tulla, gurë, dru, të lidhura me llaç gëlqereje. Kulla ka pasur transformime, ajo nuk e ruan gjendjen fillestare. Restaurimi i kullës u bë në vitin 2009.